Ballina / KOSOVA / Pjesëtarët e komunitetit LGBTI mbajtën Paradën e Krenarisë në Prishtinë

Pjesëtarët e komunitetit LGBTI mbajtën Paradën e Krenarisë në Prishtinë

Me moton, “Për kon t’rreh zemra ”, pjesëtarët e komunitetit LGBTI (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), mbajtën Paradën e Krenarisë në Prishtinë.

Kjo është hera e tretë që ky komunitet ka mbajtur një paradë të tillë në kryeqytetin e Kosovës.

Ndryshe, përgjatë kësaj jave në Prishtinë ka vazhduar “Java e Krenarisë” me aktivitete të ndryshme që u kushtohen të drejtave të personave të komunitetit LGBTI.

Gjatë paradës, masa u tubua në sheshin “Skënderbeu” në qendër të Prishtinës duke vazhduar tutje drejt sheshit “Zahir Pajaziti”. Pas marshit nëpër sheshet e Prishtinës, Lend Mustafa, i cili i takon komunitetit LGBTI, tha se kjo është një ditë kur pas shumë kohësh që është dashur të fshihen, po dalin në rrugë me shumë krenari për herën e tretë me radhë.

Provo po ashtu

Dalin detaje nga aksidenti i makinës së Albin Kurtit

Gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, ku do festonte fitoren në zgjedhjet e tetorit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.