Ballina / BOTA / Pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani po e pretendon India

Pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani po e pretendon India

Ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyan Jaishankar, tha se pjesa e Kashmirit e kontrolluar nga Pakistani i përket Indisë dhe se ai pret që India, një ditë, të fitojë kontrollin fizik mbi të.

India administron Luginën e Kashmirit e cila është në masë të madhe e populluar, ndërkaq Pakistani kontrollon rajonin në perëndim, të cilin New Delhi e quan si Kashmiri i pushtuar nga Pakistani.

“Pozicioni ynë është, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i qartë. Ai rajon është pjesë e Indisë dhe ne presim një ditë që të kemi juridiksionin fizik mbi të”, tha ministri Jaishankar.

Më 5 gusht, India e revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir.

Në një fjalim, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e “terrorizmit dhe separatizmit”.

Pakistani tha se e “dënon me forcë” vendimin e Indisë.

Kashmiri pretendohet edhe nga India dhe nga Pakistani.

Të dyja vendet posedojnë armë bërthamore.

Provo po ashtu

A po shtyhet sërish BREXIT-i

Ligjvënësit britanikë kanë votuar një amandament të shtunën që mund të shtyjë procesin e daljes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.