Ballina / Reçeta / Pjepri- fruti më i shëndetshëm

Pjepri- fruti më i shëndetshëm

Një prej vlerave më ushqyese dhe që bënë pjesë edhe në kategorinë e frutave më të shëndetshëm është pjepri, që identifikohet për vetitë antistres, lufton të nxehtin dhe parandalon plakjen.

Pjepri është mjaft i kultivuar dhe i njohur jo vetëm nga fermerët, por nga të gjithë njerëzit në vendin tonë.

Po ashtu pjepri i bën mirë trupit, pasi përbëhet në masën 90% nga uji, element shumë i rëndësishëm për të luftuar dehidratimin gjatë verës.  Pjepri është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe mbi të gjitha vitamina A dhe C.

Një pjepër rreth 100 gramë, përmban vetëm 33 Kcal dhe 90.1 gramë është ujë, 7.4 gramë karbohidrate, 0.2 gramë yndyrë, 0.8 gramë proteina.

Megjithatë, pjepri përmban vitaminë B2, e cila e mban trurin të ri, si dhe e relaksion nga stresi. Pjepri përmirëson edhe gjumin. Lufton osteoporozën në sajë të vitaminës B6, e cila përmirëson shikimin dhe ndihmon dhëmbët dhe kockat.

Pjepri është i pasur me betakarotenë dhe favorizon nxirjen e trupit, e që ky frut parandalon edhe infarktin.