Pitoni lëshoi 7 vezë pa pasur kontakt me mashkull qe 15 vjet

Nuk është e jashtëzakonshme kur dëgjoni se një gjarpër bën vezë.

Por një piton në SHBA ka lëshuar vezë pa ndihmën e mashkullit. Kjo është e jashtëzakonshme.

Në Missouri, nga kopshti zoologjik, rojet kanë njoftuar se një piton ka lëshuar 7 vezë pa pasur kontakt me gjininë mashkullore për 15 vjet.

Siç raporton BBC-ja, kujdestarët e pitonit madje janë befasuar edhe nga mosha e pitonit që solli në jetë të vegjlit. Është vlerësuar se pitoni është rreth moshës 62-vjeçare. Dhe gjithashtu besohet se është pitoni më i vjetër që është gjallë.

Mark Wanner, që është menaxher i kopshtit zoologjik “Saint Louis”, e përshkroi rastin si dukuri unike.

“E mahnitshme, një piton i kësaj moshe është në gjendje të riprodhojë një tufë vezësh. Unike”, u shpreh ai.

Tri prej këtyre vezëve janë në inkubator dhe pritet të çelin brenda muajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.