fbpx

Pitet e gjysheve

Pitet e gjysheve – pite me presh

Fillimisht hedhim gjysmë litre ujë në një enë të thellë, pastaj i shtojmë krip dhe miell derisa të bëhet një brum i fortë.

E ndajmë brumim në 20 kuleq të vegjël sa arra dhe secilin e hapim me okllai sa shuplaka e dorës, pastaj i lyejmë me vaj. I bëjmë bashk, 10 kuleq, duke i vendosur njërin sipër tjetrit. Njëjtë veprojmë edhe me 10 kuleqët tjerë. Pastaj njërën petë e shtrijmë në tepsi të lyer ma gjalp, kurse mbi të qesim preshin e kavërdisur mirë, të cilit i kemi shtuar shmand, djath dhe gjizë. Në fund e mbulojmë me peten tjetër dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 250 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.