Ballina / TEKNOLOGJI / Pirateria, Google rangimi e reklamat
google

Pirateria, Google rangimi e reklamat

Korporata botërore Google ka paralajmëruar se do të ‘freskojë’ sistemin e saj , Pirate Update , të cilin ajo e përdor për të identifikuar e më pas edhe për të ndëshkuar të gjitha ueb faqet që shkelin të drejtën e autorësisë.

Pirate Update në fakt nuk është asgjë tjetër pos një ‘update’ përmes të cilit Gopogle bën indeksimin e faqeve në internet. Aty ku identifikon pirateri Google do të ulë rangun e ueb faqeve. ‘Pirate update’ është përdorur edhe më herët, por filtri ekzistues nuk ka qenë i përdosur në shkallën e nevojshme për tu indeksuar dhe identifikuar edhe të gjitha përmbajtjet audio dhe video.

Poashtu Google teston edhe format e tjera të mbrojtjes së autorësisë. Njëra nga to është ‘Këoledge graph’ i cili do ta udhëzojë përdoruesin se si të arrij tek ueb faqet legjitime.

Programi ‘Prate update’ , versioni i freskuar, pritet të lansohet gjatë javës që po vjen.

Ndërkaq ju nëse dëshironi të përcjellni se si ka ranguar Google faqen e juaj të internetit, hyni në Google search dhe shënoni” rank my web site’ ose ‘Google PageRank Checker’.

Në hapësirën e zbrazët të faqes që do shfaqet para jushë shënoni adresën e ueb faqes rangimin e së cilës dëshironi ta dini si dhe kodin e sigurisë nën te.

Faqet rangohen nga zeroja deri në numrin dhjetë, ku zeroja është rangimi më i ulët kurse 10 është rangimi më i mirë që mund ti bëhet një ueb faqeje. Këtë rangim Google e bën duke u mbështetur në indikatorë të shumtë, por nuk është e qartë nëse në kuadër të tyre kishte futur deri më tash edhe piraterinë.

Kjo vegël është e mirëseardhur nga kompanitë botërore me rastin e disejnimit të politikave të marketingut. Rëndomë ato publikojnë reklamat për produktet apo shërbimet e tyre në ueb faqet që janë ranguar më lartë nga Google, sepse kështu e dijnë se mjetet që ato I destinojnë për marketing nuk ju shkojnë kot. /infoglobi/v.b.

Provo po ashtu

Përdorimi i telefonëve gjatë ecjës i rrezikshëm

Situata kur njeriu përpiqet të bëjë 2 procese të ndryshme në të njëjtën kohë: Të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.