Ballina / Kulturë / Pink nderohet për bamirësi
pink, People’s Champion, United Nations Children’s Fund , No Kid Hungry, Human Rights Champaign, Make-a-Wish Foundation. Planned Parenthood, Autism Speaks

Pink nderohet për bamirësi

Çmimi “People’s Champion” jepet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 10 nëntor në Santa Monica, California

Ajo ka mbështetur gjatë organizata, si:  No Kid Hungry, Human Rights Champaign, Make-a-Wish Foundation. Planned Parenthood dhe Autism Speaks.

Pink, gjithashtu ka qenë ambasadore në United Nations Children’s Fund (UNICEF) që nga viti 2015.

Në një deklaratë të lëshuar për E!, ajo shkruan: “Ka kaq shumë organizata dhe individë të mrekullueshëm që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme në komunitetet tona çdo ditë. Këta janë luftëtarët dhe kampionët tanë të përditshëm. Ata na mësojnë neve dhe fëmijëve tanë se është mirë të jemi të sjellshëm dhe se ndryshimi është i mundur.

“Ndihem e nderuar që jam një pjesë e vogël e këtij ndryshimi dhe do të vazhdoj të jem kampione për të vërtetën, për mendje dhe zemra të hapura.”

Përfaqësuesja e E!, Jen Neal, shton: “Aftësia e Pink për ta mbuluar një audiencë globale me muzikën e saj dhe gjithashtu për t’i inkurajuar ata që të veprojnë në emër të kauzave të rëndësishme që ndikojnë në njerëzimin është e mahnitshme.

Pink gjithashtu do ta ketë mundësinë t’i fitojë dy çmime të tjera gjatë mbrëmjes në fjalë pasi që është nominuar për “Female Artist of 2019” dhe “Concert Tour of the Year” për këngën e saj “Beautiful Trauma”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.