Pikturat e John Atkinson Grimshaw

Atkinson Grimshaw ishte një piktor realist anglez. Bir i një oficeri policie, lindi në Leeds, në vitin 1836. I’u bashka Firmës Hekurudhore të veriut, ku edhe punoi për një kohë.

Megjithëse nuk mori ndonjë edukim të rregullt në fushën e pikturës, vazhdoi përkushtimin e tij në këtë zeje përkundër kundërshtimit të familjes.  Në veprat e tij vërehet ndikimi i shkollës së para-rafeelloitëve. U dallua veçanërisht në peisazhe mbrëmjesh.

Pikturoi suksesshëm pamje muzgjesh, mugëtirash, shëmbëllime të hënës, pamje qytetesh. Mes viteve 1874 – 1886, pikturat e tij u ekspozuan në Galerinë Grosvenor dhe në Akademinë Mbretërore.  Në pikturat e tij para së gjithash njeriu gjen jahta të qyteteve e qytezave, si të Glasgowit, Liverpollit, Leedsit, Whitby-it e Londrës. Përgjatë jetës së tij ndrroi shumë pak nga stili i tij.

Përpos shëmbëllimeve të hënës, pikturoi edhe peizashe, portrete, hapësira të brendshme, piktura zanash, dhe piktura me tematika neoklasike. Në pikutrat e tij të mbrëmbjeve vërehet një ndikim i fuqishëm i ndjenjës së mallëngjimit.

Në periudhat e mëhershme, nënshkruhej si JA Grimshaw, por pas vitit 19867 si Atkinson Grimshaw.  Duke lënë pas vetes shumë vepra origjinale, Grimshaw u shua në vendlindjen e tij, më 31 tetor 1893.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.