Pezullohet nga puna drejtori i AMM-së

Drejtori Ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina është pezulluar nga pozita me vendim të ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Në vendim thuhet se pas vlerësimit të performancës së dikastereve të MEA-s janë konstatuar shkelje në ushtrimin e funksionit të drejtorit ekzekutiv, Ilir Morina.

Shkak për këtë sipas vendimit është se “Morina ka dështuar të përmbushë përgjegjësinë e tij, në sigurimin e zbatimit të rekomandimeve nga raportet e auditimit”.

“Ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve të MEA-s, gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare dhe ka treguar neglizhencë gjatë bashkëpunimit me menaxhmentin e MEA-s”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, ai do të marrë 50 për qind të pagës, deri në një vendim tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.