Ballina / Reçeta / Petë të mbushura sipas dëshirës

Petë të mbushura sipas dëshirës

Tortilla / fajitas

Për përgatitjen e tortilave (petëve) së pari marrim një gotë ujë të vakët, 3 gota miell, 1 pecivë, pak krip dhe gjysmë gote vaj ulliri ose vaj luledielli.

Këtë brum e ndajmë në kuleq të vegjël të cilët i hapim sa një tigan i madh. I pjekim në tigan të nxehtë pa vaj. Secilën që e pjekim, ashtu të nxehtë e fusim në qese dhe e mbështjellim qesen derisa te piqet tjetra.
Secilën tortilë e pjekim përafërsisht sa pallaqinkat.

Pastaj për mbushjen, se pari fërgojmë 2 fileta pule, te cilat i presim ne shirita te gjate, dhe iu hedhim veget dhe piper te zi. Pastaj, kur e shohim se mishi gati është bere, ia shtojmë 2 speca te kuq dhe dy speca te verdhe te prere ne shirita, dhe 1 qepe te kuqe te prere po ashtu ne shirita si dhe një kungulleshke te prere ne shirita. Pastaj i qesim edhe pak piper te kuq dhe pak curry pluhur nese keni. Keto i fërgojmë ne temperature mesatare.

Si perfundim:

Marrim nje pete dhe e lyejme me Shmand dhe ia qesim nje flete sallate te gjelber. Pastaj ne mes e mbushim me fillin e pergatitur dhe e mbeshjellim si rolle dhe e presim pergjysme.

Provo po ashtu

Bukë të shkrifta për mëngjes

Bukë 2 gota jogurt ose kos, pak krip, Miell derisa te trashet brumi edhe 1 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.