Pesë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Pesë persona kanë vdekur dhe 35 raste të reja janë regjistruar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Katër të vdekurit janë nga Shkupi dhe njëri nga Struga. Ndërsa, të infektuar 22 janë nga Shkupi, gjashtë nga Tetova, katër nga Kumanova dhe nga një prej Gostivari, Struga dhe Shtipi.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se 19 pacientë janë shëruar. Ndërkohë, vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë të tjera.

Presidenti Stevo Pendarovski në konferencë për shtyp pas mbledhje së Këshillit për Siguri, tha se do të shpallen 14 ditë të reja për gjendje të jashtëzakonshme.

Ky vendim, sipas Pendarovskit, vjen pas propozimit të kryeministrit teknik, Oliver Spasovski, i cili e ka arsyetuar vendimin duke marrë parasysh rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.