gripi, simptoma

Pesë simptoma kryesore: Ja si ta dalloni të ftohurën e gripin

Gripi e dobëson trupin dhe e bën të ndjeshëm për hyrjen e bakterieve, gjë që më vonë shkakton një varg komplikimesh. Të ftohurën e gripin i shkaktojnë viruset, ndërsa shpesh është problem dallimi i tyre në fillim të sëmundjes, sepse kanë disa simptoma të përbashkëta.

1. Kur fillojnë simptomat?

Shenjat e para të së ftohurës paraqiten një ditë-dy pas kontaktit me virus, rëndom fillojnë me të kruar dhe djegie të fytit, të cilat me kohë keqësohen. Gripi paraqitet rrufeshëm dhe papritmas, nga ndjenja e shëndetit dhe e hovit në mëngjes dhe pas disa orëve me dhembje në tërë trupin.

Temperatura e lartë, rraskapitja, dhembjet në nyej dhe muskuj, humbja e oreksit – janë simptome të gripit, shkaku i të cilit duhet shtrirë në shtrat.

2. Cilat janë simptomat më të ngjashme?

Dhembja e fytit dhe rrjedhja e hundës janë shenja të sëmundjes të cilat paraqiten edhe te gripi, edhe te e ftohura. Por, megjithatë me dallim të rëndësishëm. Te e ftohura problemet me hyndën dhe sinusët rëndom fillojnë pasi që fyti pushon të dhembë, pas çka fillon rrjedhja nga hunda. Për këto simptoma mund të ndihmojnë pijet për hapje natyrale të sinusëve.

Gradualisht ai bëhet më i bollshëm, më i dendur dhe i verdhë, ndërsa hunda tërë kohën është e bllokuar, ditën e pestë gjendja përmirësohet. Te gripi kallja nuk piqet në këtë mënyrë, në fakt rrjedhja mbetet njësoj për disa ditë, pa e ndryshuar teksturën e saj. Rrjedha të gripi rëndom nuk bëhet e dendur dhe qelbore me kohë si te e ftohura, ndërsa kollitja rëndom mbetet e thatë dhe joproduktive.

3. Sa temperatura e trupit e zbulon të ftohurit/gripin?

Bllokomi i hundës dhe ndjenja e pafuqisë, të cilat krijohen për shkak të ngarkesës së rrugëve të frymëmarrjes tek e ftohura shkaktojnë dhembje koke dhe ndjenjë të butë ethesh. Kur është fjala për gripin, simptomat e tilla janë shumë më intensive dhe trupi për një çast mbetet i mbërthyer për shtrati, gjë që me të madhe e shkakton kërcimi i temperaturës deri në 40°C. Në luftë kundër temperaturës së lartë mund t’ju ndihmojë antibiotiku natyror nga mjalti, xhenxhefili e qepa.

4. Kur është koha për pushim e për t’u shtrirë në shtrat?

Varësisht nga viruset të cilat e kanë shkaktuar të ftohurën, dallojmë edhe simptoma të ndryshme. Ndonjëherë kjo mund të jetë dobësia dhe të dridhurat, por ato paraqiten gradualisht. Shtrirja në shtrat nuk është e detyrueshme, dhe personi me të ftohur mund të funksionojë normalisht.

Për dallim nga e ftohura, gripi simptomat i tregon në sy në formë të të skuqurit dhe lotëve, deri sa lëkura duket e lagësht dhe ka temperaturë të lartë. Dhembjet në nyjë, humbja e oreksit, iritimi, ndjeshmëria e trupit dhe rraskapitja shkaktojnë nevojën e trupim për pushim. Te gripi është i detyrueshëm shtrirja në shtrat, kontakti minimal me rrethinën dhe sidomos forcimi i imunitetit.

5. Sa zgjat gripi/e ftohura?

E ftohura kulmin e arrin rëndom dy deri tri ditë pas paraqitjes së simptomave, ndërsa më e keqja kalon pas një jave. E ftohura do të duhej të tërhiqet plotësisht pas tri, maksimumi katër javësh. Gripi e rraskapit trupin, kështu që dhimbja e lodhja mund të qëndrojnë me javë, ndonjëherë me muaj pas paraqitjes së simptomave të para.

Aktivitetet fizike në atë periudhë bëhen të vështira e të përcjella me sasi të madhe të djersës e rraskapitjes. Gripi i rëndë e dobëson edhe më shumë organizimin dhe mund të shkaktojë dhembje të forcuara në rajonin e stomakut, nyejve, muskujve apo kokës. Në qoftë se për shkak të infeksionit me virus në trup fillojnë të depërtojnë edhe bakteriet, atëherë kërcënojnë sëmundje serioze si kallja e mushkrive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.