Ballina / Galeria / Pesë qytete evropiane ku mund t`i kalosh pushimet me çmime më të lira

Pesë qytete evropiane ku mund t`i kalosh pushimet me çmime më të lira

Një nga qytetet më të lira për pushime vlerësohet të jetë Kieva, kryeqytet i Ukrainës. Pushimet verore po afrohen, por që nuk na mban xhepi që t’i harxhojmë të gjitha paratë, mirëpo, fatmirësisht, ekzistojnë disa vende evropiane që mund të udhëtojmë me më pak para.

Një nga qytetet më të lira për pushime vlerësohet të jetë Kieva, kryeqytet i Ukrainës.

Sipas një indeksi të përpiluar nga Europe Backpacker, pesë vende evropiane në të cilat ia vlen të vizitohen me pakë para janë:

Kieva (Ukrainë)

Kryeqyteti i Ukrainës, ku brenda ditës mund të shpenzosh afro 20 euro, ndonëse në pjesën lindore të Ukrainës është gjendje lufte, megjithatë në kryeqytet, në Kievë, është qetësi dhe ia vlen të vizitohet. Kieva është e njohur me kisha e manastire. Një ndër më të rëndësishmet është katedralja e Shën Sofisë.

Krakova (Poloni)

Një nga qytetet më të mëdha në Poloni është Krakova, e njohur për artin dhe kulturën, si dhe për lumin Wisla, por edhe për njerëzit tejet miqësorë. Në këtë qytet mund të kalosh ditën me 23 euro.

Beograd (Serbi)

Në Beograd mund ta kalosh ditën me 24 euro. Diçka që vlen të theksohet për këtë qytet është lumi Danub.

Bukureshti (Rumani)

Për ta kaluar ditën në Bukuresht mjafton të kesh vetëm 25 euro. Më 2017 për transport në aeroport, është zgjedhur e katërta në botë nga revista Hoppa.

Sofia (Bullgaria)

Në këtë qytet brenda ditës mjaftojnë t’i shpenzosh 26 euro. Në vitin që shkoi, Forex Bank deklaroi se në këtë qytet pushimet ishin përgjysmë më lirë, sesa në Finlandë.

@Fluidi

Provo po ashtu

Inovacioni Boeing 787 BBJ

Prodhohet ‘shtëpia fluturuese’ (foto)

Paramendoni nëse zotëroni një shtëpi luksoze prej 2.400 metra katror, e cila mund të fluturojë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.