Ballina / PSIKOLOGJI / Pesë ‘ikjet’ nga depresioni
depresioni

Pesë ‘ikjet’ nga depresioni

Kushdo që ka përjetuar depresionin e kupton sa të rënda mund të jenë pasojat e tij . Ai ia rrëmben njeriut energjinë, kënaqësitë dhe i ulë koncentrimin.  Ja cilat janë disa nga shkaqet që mund ta shkaktojnë ose thellojnë depresionin e, të cilave mund ti shmangeni me pak vullnet.

1. Mungesa e ushtrimeve fizike

Mund të tingëlloj e çuditshme, por ushtrimet fizike janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin mental dhe shpirtëror të njeriut. Nëse nuk jeni aktiv ju mund të bini lehtë në depresion. Nëse nuk ushtroni, nuk lëvizni atëherë gradualisht trupin dhe mendjen tuaj e përfshinë dembelia, e kjo e fundit ulë vetëbesimin.

Preferohet që çdo ditë të ushtroni nga 40 minuta. Ushtrimet ndihmojnë trurin që të prodhojë substancat si serotonina dhe dopamina. Këto substanca e mbajnë trurin dhe trupin e juaj aktiv. Ju mundëson që gjithëmonë të ndiheni ‘high’!

2. Dietat e qëlluara

Sërisht, ushqimi i shëndetshëm është po aq i mirë për trurin tuaj sa është i mirë edhe për trupin Ushqimi që përmban vajërat ‘omega-3; konsiderohen si ushqime të trurit. Trupi ynë nuk prodhon këto substanca vetvetiu, së këndejmi ato duhet futur në organizëm përmes ushqimit, Pa ushqimin esencial të trurit, pra pa ‘omega 3′ truri mbetet i paushqyer dhe jo rezistentë ndaj depresioneve.

Omega 3 futet në organizëm përmes ngrënies së peshqëve të ujërave të ftohta.

3. Gjumi i pamjaftueshëm dhe stresi

Nëse vazhdimisht privoni vetëvetën nga gjumi ju në fakt e krijoni një situatë idelae për shfaqjen e depresionit. Ekspertët mjekësor thonë se njeriut i nevojiten 7 deri në 8 orë gjumë, çdo natë.

Krahas kohëzgjatjes së gjumit ka rëndësi të madhe edhe shprehia që keni ndërtuar përgjatë viteve që para gjumit të lexoni, të shfrytëzoni laptopin e të ngjashme. Shprehitë e tilla ju lënë pa gjumë ose e ndryshon orarin e gjumit me shtyerje të panevojshme.

Në rastin ideal orari dhe kohëzgjatja e gjumit duhet të jenë të standardizuara. Nëse keni pushuar dhe fjetur sa duhet, mendja juaj do të jetë e qartë dhe e mprehtë. Rreziku për depresion do të ulet maksimalisht.

4. Izolimi

Mos rrini vetë. Izolimi nuk ju bën mirë dhe ju bën më të pafuqishëm për ti rezistuar shenjave të depresionit. Njeriu është qenje njerëzore, prandaj i duhet shoqëria. Izolimi është gjëja më e keqe që mund ti bëni vetëvetës, si në aspektin fizik ashtu edhe në aspektin mendor.

Është dokumentuar në qindëra studime që njeriu i cili ka rrjet të gjerë të miqëve dhe ai që vazhdimisht është në kontakt me ta, bie rrallë në depresion

Kultivimi i miqësisë dhe i lidhjeve familjare është i shëndetshëm për ‘kiminë’ e juaj fizike dhe mendore, prandaj shoqëronu dhe gëzoni të mirat që sjell miqësia.

5. Mendimet negative

Mendimet negative janë shkaku më i shpeshtë i depresioneve. Mos lejoni të ju rrëmbejnë ngjarjet negative, të cilat në fund të ditës ju nuk keni si ti kontrolloni. Ato nuk varen nga ju dhe rjedhat e tilla nuk mund ti ndryshoni.

Nëse vazhdimisht mendoni për reziqet, krcënimet. dështimet, pasojat e ‘gjërave’ të mëdha, ju do të shndërroheni në njeri me energji negative. Nëse mendoni vazhdimisht për diçka që ju nuk mund të ndryshoni, do të ia mbyllni derën vetëvetës për ti shijuar gjërat e bukura .

Drejtoni vëmendjen tuaj nga pozitivja, ndërpreni preokupimet me të këqijat që ndodhin jashtë dëshirës suaj dhe jashtë kontrollit , ndëgjoni muzikë të lehtë, shijoni buzëqeshjet e fëmijëve, barcoletat e miqëve, pamjet e vendeve të bukura dhe sukseset e njerëzve që ju rethojnë. Merrni frymë thellë dhe përpiquni që të paktën tri herë në ditë të rikujtoni gjërat që ju gëzojnë e që ju relaksojnë. Mendoni pozitivisht !!! /infoglobi/v.b.

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.