InfoGlobi ju sjell aplikacionet të cilat padyshim do t’ua lehësojnë jetën dhe do të ju ndihmojnë organizimin më të mirë saj si dhe shkurtimin e humbjes së panevojshme të kohës.
- Sanebox (organizon postën elektronike):
Shërbimi që përdorë algoritmet për ti organizuar e mailat e juaj (postën elektronike), duke i klasifikuar ato sipas rëndësisë.
Shumë shfrytëzues të tij thonë se kanë qenë skeptik kur ‘ia dorëzuan’ inboxin Sanebox-it, por tani ata deklarohen se janë të jashtëzakonisht të kënaqur me te.
Evernote (organizon shënimet):
Aplikacion, i cili ofron shërbimin për organizimin e shënimeve asisoji që ndaj të gjithave mund të keni qasje pavarësisht se në cilin kompjuter jeni. Madje edhe në telefonat e juaj mobil.
DropBox (deponon dokumentet):
Ruajtja e dokumenteve në vend të sigurt dhe mundësia që të njejtave tu qaseni nga cilido kompjuter janë shërbimet e DropBox-it, të cilat po lavdërohen tej mase kohëve të fundit. Aplikacioni mundëson edhe krijimin e skedarëve (folderave) gjë që lehtëson klasifikimin e tyre.
Action Method: (Lista e aktiviteteve të planifikuara):
Mundëson organizimin e listave ‘to do’ apo listave të aktiviteteve të planifikuara, duke i klasifikuar ato sipas prioriteteve, të cilat do ti përcaktoni duke zgjedhur njërën nga ngjyrat që ofrohen si opcion.
TripIt (organizatori i udhëtimeve):
Ky aplikacion mundëson ruajtjen e itinerareve të juaja të udhëtimit në një vend të vetëm. Pos tjerash ju mund të shpërndani planet e juaja të udhëtimit me të tjerët, familjen, miqtë, e të tjerë. Verzioni Pro i TripIt do ju dërgojë ‘alert’ për të ju përkujtuar se a ka vonesa të fluturimeve, në cilin port të aeroportit duhet të reshtoheni, etj.
INFOGLOBI.INFO