Ballina / SPORT / Përshëndetja ushtarake e futbollistëve turq
futboll, turiqa, franca, shqiperia, uefa, euro2020

Përshëndetja ushtarake e futbollistëve turq

UEFA me inspektor disiplinor për  të verifikuar sjelljen e futbollistëve turq në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 

Shkak u bë përshëndetja ushtarake që lojtarët e kësaj skuadre kryen në ndeshjen kualifikuese me kombëtaren shqiptare pas golit të Tosun, gjest që e përsëritën edhe në Stade de France në sfidën me Francën, sfidë kjo e mbyllur në barazimin 1-1.

Ishte një sjellje kjo që nuk u pëlqye aspak nga autoritetet shtetërore franceze që nëpërmjet ministres së Sporteve Roxana Maracineanu i kërkoi UEFA që të ndërmarrë masa ekzemplare ndaj Turqisë. Qeveria e futbollit evropian reagoi menjëherë dhe bëri të ditur hapjen zyrtare të hetimeve për këtë sjellje të futbollistëve të përfaqësueses turke një pjesë e të cilëve me deklaratat e tyre kanë dalë në mbështetje të Erdogan.

UEFA konfirmoi se tashmë e ka caktuar inspektorin disiplinor që do të verifikojnë verifikuar nëse sjellja e futbollistëve turq në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020  ishte provokues apo jo. Megjithatë shumë të pakta janë gjasat që Shqipëria të përfitoi nga ndonjë dënim i mundshëm i Federatës Turke të Futbollit e cila mund ta hedhë me një gjobë.

 

Provo po ashtu

kosova, dardanet, mali zi, eufa, fifa, euro 2020

Kosova – Mali Zi

Sonte arena e madhe për Kombëtarën e Kosovës Kosovës drejt rrugës për në kampionatin evropian …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.