fbpx

Përsëri tërmet, mbi 2000 të vdekur

Katmandu.- Një termet i ri me forcë 6,7 shkallë të Richterit e ka goditur Katmandunë një ditë pas tërmetit shkatërrimtar në të cilin, sipas të dhënave të tanishme, kanë vdekur mbi 2000 njerëz.

Ky termet është ndjerë në tërë Nepalin, ku njerëzit në panik iknin në rrugë, si dhe në Indi, ku në Nju-Delhi janë dridhur ndërtesat, njoftojnë agjencitë, transmeton InfoGlobi.

Bilanci i përgjithshëm i viktimave në Nepal, sipas të dhënave të deritashme, është ngritur në 1.953, krahas numrit të madh të të lënduarve, deri sa në Indi kanë vdekur 53 njerëz.

Mediet kineze bëjnë të ditur se 17 njerëz kanë vdekur në rajonin e Tibetit.

Mbrëmë në Katmandu janë shënuar shumë tërmete më të vogla, ndërsa një numër i madh banorësh të kryeqytetit natën e kanë kaluar në rrugë apo në tenda.

“Nuk kemi fjetur tërë natën. Si të flemë? Dridhej pa pushim, Na mbetet vetëm të lutemi që kjo të përfundojë dhe të mund të kthehemi në shtëpitë tona”, i ka thënë agjencisë France press banorja e Katmandusë Nina Sreshta.

Shumë shtete tjera kanë ofruar ndihmë materiale dhe ekipe shpëtimi për t’i ndihmuar pushtetit nepalez për të shpëtuar të lënduarit.

Në Mount Everest, ku tërmeti ka shkaktuar ortek, kanë vdekur 14 njerëz, ndërsa dyshohet se ai numër nuk është definitiv.

Në malin më të lartë në botë në mëngjes kanë aterruar gjashtë helikopterë për të shpëtuar të lënduarit nga orteku.

Tërmeti i djeshëm në Nepal ka qenë i forcës 7,9 shkallë të Richetrit dhe është shënuar 81 kilometra në veriperëndim të Katmandusë.-Tërmeti.