Ballina / Fashion/Beauty / Përse preferohen fundet e gjata
funde

Përse preferohen fundet e gjata

Funde të gjata në pranverë? Po ju lutem! Trendet më të fundit të street style në javën e modës, e thanë me zë të lartë se fundet e gjata duhet të jenë patjetër në gardërobën tonë këtë vit!

Doni të dini përse? Po ju japim tre arsye, lexojini ato deri në fund…

1. Sepse ato duken bukur në çdo trup

Fundet e gjata janë veshja më e thjeshtë për t’u kombinuar… Mjafton të zgjidhni të duhurin. Është trupi juaj në formë perfekte? Vishni një fund të gjatë por pak të ngushtë. Nëse zotëroni vithe të bukura, shkoni me fundet asimetrike me prerje të çuditshme. Keni një trup të shkurtër? Zgjidhni gjithmonë veshje që ju tregojnë të holla.

2. Sepse ato mund të vishen me çdo lloj këpuce

Kush tha që fundet e gjata janë vetëm për t’u veshur me taka? Trendet më të fundit e kanë thyer këtë mit duke na provuar se fundet e gjata mund të kombinohen me të gjitha llojet e këpucëve. Luani me kontrastet: Një fund i gjatë tip “balerinë” ose një fund i gjatë xhins mund të ngjajnë shumë bukur të kombinuara me atlete “të mëdha” që tashmë po i shohim ngado.

3. Sepse na bëjnë të ndjehemi rehat

E fundit por jo nga rëndësia: Le ta themi edhe këtë, ne i dashurojmë fundet e gjata sepse na bëjnë të ndjehemi me vetbesim më të lartë! Ato janë të rehatshme dhe na ndihmojnë të mbulojmë çdo “pasiguri” që kemi në trup, të tipit celulit apo kapilarë të dëmtuar…

Provo po ashtu

BUZË TË THATA DHE TË ÇARA

Buzë të thata dhe të çara

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t`i hidhni një vështrim dhe gjendjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.