Ballina / LIFESTYLE / Përse fëmijët kanë dhëmbë të verdhë

Përse fëmijët kanë dhëmbë të verdhë

Dhëmbët e parë të fëmijës fillojnë shfaqen në muajin e 4 (ose më pas) dhe deri në vitin e tretë të jetës (përgjithësisht).

Në momentin që të gjithë dhëmbët e fëmijës kanë dalë, do të ishte mirë të bënit një vizitë tek dentisti sidomos nëse dhëmbët kanë ngjyrë të verdhë.

Përse dhëmbët e fëmijës mund të jenë të verdhë?

Mund të shfaqet kjo ngjyrë qoftë në dhëmbët e qumështit edhe në ato të përhershmet dhe është e rëndësishme të mos e lini pas dore.

Një prej shkaqeve kryesore të dhëmbëve të verdhë është mungesa e higjenës, apo larja në mënyrë jo të mirë duke qenë se fëmijët shpesh vetë nuk janë në gjendje ta bëjnë si duhet.

Një tjetër arsye do të ishte marrja e fluorit në sasi të mëdha, dhe në raste të rralla edhe marrja e bakterieve do të ndikojë, pa harruar edhe pijet apo ushqimet me sheqer.

Gjithashtu kjo ngjyrë mund të shfaqet edhe pas një terapie me antibiotikë. Disa medikamente që përmbajnë tetraciklinë e shkatërrojnë ngjyrën e dhëmbit.

Si ta largojmë këtë ngjyrë nga dhëmbët e fëmijës?

Ndër përbërësit natyralë do të ishte gjethja e sherebelës, luleshtrydhet, lëkura e limonit (fërkoni dhëmbët me to) apo konsumimi i mollës pas një vakti. Higjiena duhet të jetë e përkryer, dhe fëmija duhet të lajë dhëmbët pas një vakti.

@Fluidi

Provo po ashtu

Receta sesi të përgatisni deodorantin më të mirë dhe të shpejtë

Ky është një deodorant shumë i thjeshtë për t’u përgatitur, ju merr shumë pak kohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *