Ballina / KOSOVA / Përparime në IBM
Edita Tahiri

Përparime në IBM

Në bisedimet e fundit teknike të zhvilluara në Bruksel, mes palës kosovare dhe asaj serbe, u shënuan përparime në zbatimin e marrëveshjes së IBM-it

Në përfundim të këtij raundi bisedimesh në Bruksel, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi se në këto takime janë dhënë vlerësime pozitive nga të gjitha palët lidhur me zbatimin e marrëveshjes së IBM-it si dhe janë trajtuar sfida të ndryshme të këtij procesi për tejkalimin e  cilave ka pasur pajtim të plotë.

Ajo ka theksuar se procesi i zbatimit të marrëveshjes ka hyrë në një fazë të re ku jemi duke bërë përgatitje intensive për ndërtimit të ndërtesave të përhershme të IBM-së në gjashtë pikëkalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë me financimin e BE-së ashtu siç e parasheh marrëveshja dhe protokolli teknik.

Tahiri tha se kemi biseduar dhe jemi pajtuar edhe rreth bashkëpunimit dhe  respektimit të standardeve evropiane në çështjet fitosanitare ku ndër tjerash përfshihet edhe çështja e pranimit reciprok të dokumenteve zyrtare që lëshojnë agjencitë përkatëse të veterinës dhe ushqimit. /InfoGlobi/

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.