Ballina / BOTA / Përmbytjet në Itali shkaktojnë viktima
permbytjet ne itali
Itali, 2017

Përmbytjet në Itali shkaktojnë viktima

Në Itali ka patur shira të rrëmbyer, që kanë shkaktuar përmbytje dhe 5 të paktën vdekur në qytetin-por të Livornos. Media njoftoi se 4 nga viktimat ishin pjesëtarë të një familjeje, trupat e të cilëve u gjetën sot në katin përdhes të shtëpisë.

Kryetari i Bashkisë së Livornos Filippo Nogarini tha se numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa njerëz figurojnë të humbur. Ai tha se gjatë natës kishin rënë shira të jashtëzakonshme që kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytet.

Shërbimi i trenave është ndërprerë në disa zona të krahinës së Toskanës.

Në Romë, që kohët e fundit ka patur thatësirë të madhe, shirat e dy ditëve të fundit kanë shkaktuar rrjedhjen e madhe të ujërave nëpër rrugë dhe disa stacione të metrosë janë mbyllur për shkak të përmbuytjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!