fbpx

Përleshje në Kumanovë, ka të plagosur

Në orët e hershme të mëngjezit në lagjen e Trimave të Kumanovës në Maqedoni është zhvilluar një akcion i gjerë policor . Sipas Zëdhënësit të Policisë së Maqedonisë “akcioni është zhvilluar kundër një grupi të armatosur njerëzish”.

Ngjarja është zhvilluar në periferi të Kumanovës, në pjesën ku gjatë vitit 2001 ishin shfaqur grupet guerile shqiptare.

Gjatë akcionit të sotëm policor ka ardhur deri tek përleshja mes njësiteve policore dhe grupit të personave të paarmatosur. Besohet se në këtë përleshje të armatosur janë përfshirë rreth 70 persona.

Për më se dy orë e gjysmë janë ndëgjuar të shtëna nga armë të zjarrit, kurse banorët njoftojnë se nga disa shtëpi është vërejtur tymi e në ca të tjera ka dëme.

Mediat nuk janë lejuar të ofrohen tek vendi i ngjarjes.

Nga burime brenda policisë infoglobi mëson se gjatë mëngjezit të sotëm është lënduar nga armë të zjarrit të paktën një polic, por mediat raportojnë për nëntë persona të plagosur nga të dyja palët. Një pjesë e të plagosurëve janë në Spitalin e Kumanovës, ndërsa autoambulancat janë parë edhe në drejtim të Shkupit.

Nga Spitali i Kumanovës nuk jepen hollësi për të plagosur, e në heshtje është pllakosur edhe Qendra Klinike e Shkupit, ku besohet se janë sjellur persona të plagosur poashtu./infoglobi/e.b.