Ballina / KOSOVA / Përleshje me armë zjarri në Prishtinë, 4 të lënduar

Përleshje me armë zjarri në Prishtinë, 4 të lënduar

Në orët e para të së shtunës, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Prishtinë.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit të lënduar kanë mbetur 4 persona.

Lajmi është konfirmuar dhe nga zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi, i cili është shprehur se janë konfiskuar 3 armë që dyshohet të jenë përdorur në rast.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”.

“Policia ka konfiskuar tre armë të shkurtra që dyshohet se janë përdorë në rast. Hetuesit policorë po merren me kompletimin e dëshmive, deklaratave dhe kompletimin e rastit”, tha Krasniqi.

Provo po ashtu

Parkingu nëntokësor i Prishtinës do t’i ketë 700 vend parkime

Komuna e Prishtinës ditë me parë ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e parkingut nëntokësor afër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.