Përleshje me armë zjarri në Hallaq të Madh, një i vdekur 5 të plagosur

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Ribar i Madh në Lipjan. Nga kjo përleshje ka mbetur i vdekur një person, derisa janë plagosur pesë të tjerë.

Mjeku kujdestar, Naser Syla thotë se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Tre prej të plagosurve janë në gjendje shumë të rëndë dhe aktualisht gjenden në operacion, dy janë në gjendje më të mirë dhe njëri është liruar për në shtëpi”, ka thënë Syla

Pjesëtarë të policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të Emergjencës së QKUK-së në Prishtinë.

Mësohet se policët po bëjnë sigurimin e Klinikës Emergjente ku po trajtohen të plagosurit e përleshjes që ndodhi sot në Hallaq të Madh të Lipjanit.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e përleshjes me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Mësohet se bëhet fjalë për dy familje që janë fqinj mes vete mes të cilëve ka ndodhur plagosja me armë.

Ngjarja që ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit sipas informacioneve të para ka nisur mes disa personave që ishin duke vozitur një veturë të tipit Golf 4 dhe disa të tjerëve që ishin në një furgon.

Bëhet e ditur se dy familjet vijnë nga fshati Ribar i Madh./infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.