fbpx

Përkujtimi i 11 shtatorit bashkon rivalët politikë

I nominuari për president nga Partia Demokratike, Joe Biden, dhe nënpresidenti amerikan, Mike Pence, shfaqën një moment uniteti derisa SHBA-ja po shënon përvjetorin e 19-të të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Ata ndoqën ceremoninë e përkujtimit në Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 shtatorit në Nju Jork.

Biden do të udhëtojë në Shanksville, Pensilvani – vendi i memorialit të Fluturimit 93.

Presidenti amerikan, Donald Trump, foli atje më herët.

Megjithëse të dy kandidatët presidencial për zgjedhjet e nëntorit flasin nga i njëjtin vend, oraret e tyre janë të ndryshme, duke siguruar që ata të mos i kryqëzojnë rrugët.

I shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump, presidenti amerikan ishte i pranishëm në një ceremoni në Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Pensilvani, ku më 2001, një aeroplan u rrëzua, pasi 40 pasagjerët dhe ekuipazhi i saj parandaluan rrëmbyesit të mbërrinin në ndërtesën e Kongresit të SHBA-së.

“Për anëtarët e familjes së Fluturimit 93: sot, çdo rrahje zemre në Amerikë është e lidhur me tuajat. Dhimbja dhe ankthi juaj është pikëllimi i përbashkët i të gjithë kombit tonë”, tha Trump.

“Kujtimi i të dashurve tuaj të çmuar do të frymëzojë Amerikën për të gjitha kohërat që do të vijnë. Heronjtë e Fluturimit 93 janë një kujtesë e përjetshme që pa marrë parasysh rrezikun, pa marrë parasysh kërcënimin, pa marrë parasysh mundësitë, Amerika gjithmonë do të ngrihet”, tha presidenti amerikan.

Sulmet e 11 shtatorit, 2001, kanë lënë të vrarë afro 3,000 njerëz.

Rrëmbyesit e aeroplanëve kanë goditur Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani.

Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane.

SHBA-ja më pas ka pushtuar Afganistanin dhe më vonë Irakun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.