Ballina / KURIOZITETE / Peripecitë deri te kjo që quhet akullore

Peripecitë deri te kjo që quhet akullore

Rrugëtimi deri te kjo që sot quajm akullore ishte i gjatë dhe shoqërohej me shumë hostorira e kuriozitete. Kishte raste që njohësi i recetës së saj siguroi pension jetësor vetëm për ta ruajtur sekretin e ‘reçetës’.

Shkruan: Flandra SYLA/infoGLOBI

Civilizimet antike i kishin ruajtur akujt për ushqime të ftohta mijëra vjet më parë. Mesopotamia kishte pasur shtëpitë e ashtuquajtura shtëpi akulli duke datuar 4000 vjetë më parë. Ata improvizonin vende për t’i lënë ushqimet e tyre në afërsi të lumit Eufrat.

Grekët ndërkaq, dihet se prodhonin diçka të ngjashme me disa kuba akulli të përziera me mjaltë në kohët e nxehta, kurse faraonët e Egjiptit i lejonin vetes luksin e të ushqyerit me deserte të akullta. Perandori romak Nero besohet të ketë sjellë akull nga malet për ta përzier me fruta.

Këto konsiderohen si desertet e para të ftohta.

Persianët antikë besohet të kenë qenë më të zotët në çështjet e akullit duke u treguar shumë të shkathët në teknikat e ruajtjes së akullit nëpër frigoriferë natyralë të quajtur “yakhchals”. Teknika që e aplikonin persianët bënte të mundur që akulli, i cili merrej prej maleve, të ruhej edhe në kohët e nxehta të stinës së verës.

Sipas disa të dhënave në vitin 400 para erës sonë, persianët shpikën një lloj pudingu të ftohtë akull të bërë nga uji i trëndafilit dhe një lloj paste e përafërt me shpagetin e cila njihej si “vermichelli”. Kjo përbërje përzihej edhe me fruta të ndryshme. Madje, edhe sot një gjë e tillë vazhdon të konsumohet me të madhe nëpër të gjithë territorin e Iranit ku njerëzit e njohin me emrin special “faloodeh”.

Në vitin 62 të erës sonë, perandori Nero i kishte dërguar shërbëtorët e tij në malet Apenine për të marrë akull, të cilin me vonë kuzhinierët e tij e përzienin me mjalt dhe lajthi në mënyrë që familja perandorake ta shijonte gjatë verës.

Maguelonne Toussaint-Samat citon në librin e saj “History of Food “, “ se kinezët mund të jenë shpikësit e akullores sepse ata prodhonin një lloj përzierje në mes të borës dhe shirupit”, por ajo nuk jep ndonjë të dhënë faktike në lidhje me idenë e saj.

Kur dukesha italiane Catherine de’ Medici u martua për dukën e Orléans më 1533, thuhet të ketë sjellë në Francë, së bashku me kuzhinierët e saj italianë edhe akuj me shije të ndryshme frutash e shurupesh. Reçeta e parë në frëngjisht për akullin e ëmbëlsuar daton në vitin 1674 te libri i Nicholas Lemery Recueil de curiositéz rares et nouvelles de plus admirables effets de la nature.

Ndërkohë qarkullon tregimi sesi njëqind vjet më vonë Charles I i Anglisë kishte mbetur aq i impresionuar me akulloren sa i kishte dhënë kuzhinierit të tij një pension për gjithë jetën në shkëmbim të ruajtjes së sekretit të reçetes. Megjithatë, nuk ka të dhëna historike për të mbështetur këtë rrëfim të thënë së pari në shekullin e 19.

Reçeta të akullores çfarë e konsumojmë ne sot filluan të shfaqen për herë të parë në Angli dhe Amerikë në shekullin e 18. Një prej recetave të para konsiderohet ajo e publikuar nga Mrs. Mary Eales’s Receipts më 1718.

Referenca e parë për akulloren e dhënë nga fjalori Oxford English Dictionary është në 1744. Ndërkohë një hap jo etimologjik po shumë praktik ishte ai i vitit 1768 kur M.Emy nxorri librin e titulluar L’Art de Bien Faire les Glaces d’Office, i cili ishte libri i parë që i kushtohej tërësisht recetave dhe mënyrës së përgatitjes së akulloreve. Në SHBA akullorja shkoi bashkë me të ardhurit e parë në tokën e premtuar. Këta njerëz hapën dyqanet e para ku shitej akullore. Eshtë interesante që në mesin e adhuruesve të mëdhenj të desertit të ftohtë ishin edhe Ben Franklin, George Washington dhe Thomas Jefferson. Edhe zonja e parë Dolley Madison lidhet ngusht me historinë e viteve të para (të akullores) në SHBA. Ajo e kishte shërbyer akulloren për herë të parë në solemnitetin e inaugurimit të burrit të saj për president të SHBA-ve qysh më 1813. Ndërkohë rreth vitit 1832, Augustus Jackson, një afro-amerikan jo vetëm që zbuloi dhjetra reçeta akulloresh por edhe shpiku një metodë tejet të përparuar të prodhimit të tyre.

Ndërkohë, edhepse për evropianët akulloret kishin qenë të njohura që kohë më parë, atje ato ende mbeteshin një luks i paarritshëm për shumicën e njerëzve. Kjo ndoshta sepse akulli kushtonte shtrenjt pasi transportohej nga vendet si Norvegjia por madje edhe vetë SHBA-të. Një zvicerriano-titalian me emrin Carlo Gatti, hapi sallonin e parë të akulloreve jashtë stacionit Charing Cross diku në vitin 1851, duke shënuar një kthesë historike çka e bënte tashmë akulloren sikur dikur çajin, motiv të mjaftueshëm për biseda e aktivitete sociale.

Historia e akullores në shekullin e 20 është histori e ndryshimeve dramatike të një rritjeje të përparimit teknologjik në lidhje me mënyrën e prodhimit të saj por edhe të një rritjeje të madhe të popullaritetit. Pjesa më e madhe e botës e njohu mirëfilli desertin e akullt nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar atëherë kur friogriferët nuk ishin më diçka e pazakontë. Një zbulim i vecantë i periudhës të cilën po e diskutojmë ishte shpikja e akullores së butë. Deri atëherë akullorja ishte vërtet akull. Një grup hulumtues britaneze, në të cilin në vegjëli kishte qenë anëtare edhe Margaret Theatcher, bënë këtë shpikje interesante, e cila për më tepër shtoi shijen dhe uli koston e gjithë atij akulli që lypsej dikur. /infoglobi/f.s.

@infoGlobi

@Fluidi

Provo po ashtu

diçka misterioze në univers, shkencëtarët mendojnë se është Planeti i Nëntë

Diçka misterioze në univers, shkencëtarët mendojnë se është Planeti i Nëntë

Një nga misteret më të mëdha në univers duket se është gati të zgjidhet. Shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.