Përhapja COVID-19 përmes 5G ‘një pamundësi fizike dhe biologjike’

Kishte mjaft shqetësime dhe komplote rreth 5G, që qarkullonin para shpërthimit të koronavirusit. Por, këto shqetësime duket se u përshkallëzuan – me shumë nga postime në internet që sugjerojnë një lidhje midis sëmundjes dhe teknologjisë së re të telefonisë celulare!

Sars-CoV-2 është një virus që shkakton sëmundjen Covid-19. Viruset janë copa të materialit gjenetik të veshur me proteina që depërtojnë në qelizat e gjallesave në mënyrë që të riprodhohen. Ata shpesh kanë origjinë nga kafshët.

Gjenomi i këtij koronavirusi është renditur aisosji që ne të shohim ate si një virus apo viruse që qarkullojnë në popullatën e lakuriqit dhe pangolinës, duke sugjeruar që, si shumë viruse të tjera, ai bartet nga kafshët te njerëzit – dhe më pas fillon të përhapet nga njeriu te njeriu.

Nuk ka asnjë mekanizëm biologjik me të cilin 5G – i cili përdor valët e radios – mund të ketë ndonjë ndikim në këtë sëmundje. Ato janë thjesht gjëra krejtësisht të ndryshme.

Dr Brendan Wren në Shkollën e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër i përshkrojë teoritë e tilla për BBC si “një pamundësi fizike dhe biologjike”./Infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.