fbpx
Prokurori Clint Williamson
Ish Prokurori Clint Williamson

Përgjigjet e Williamsonit në pyetjet e gazetarëve

Pas prezentimit të gjetjeve që rezultuan nga hetimi tre vjeçar i krimeve të supozuara të luftës në Kosovë, kryeprokurori i Task Forces Speciale Clint Williamson u ballafaqua me pyetje të shumta të gazetarëve.

​Baza Ligjore mbi të cilën funksionon Task Forca që ka zhvilluar hetimet del nga mandati ekzekutiv i Misionit të BE -së për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Prokurorët  kanë vepruar në kuadër të ombrellës së këtij autoriteti për kompetenca ekzekutive, është përgjigjur Williamson në pyetjen për bazën ligjore të hetimeve.

Si do të funksionojë Gjykata Speciale ?

Sa i përket Gjykatës Speciale ai u shpreh se ‘ajo do ta ketë statutin e vetë, dhe do të funksionojë në bazë të ligjeve të Kosovës dhe ligjeve ndërkombëtare humanitare në fuqi në vitin 1999, por do të kompletohet kur funksionalizohet tërësisht’.

Gjykata si e tillë do të themelohet në frymën e vendimit të Kuvendit të Kosovës dhe veprimeve pasuese të Bashkimit Evropian. Ajo do të ketë stafin ndërkombëtarë, si zyrtarë ligjor, hetues, prokurorë, gjygjtarë ndërkombëtarë, analistë e tjerë, ka thënë Williamson.

Sipas tij “ka pasur negociata  me shtete të caktuara të cilat deri më tani kanë dhënë indikacione se janë të gatshme që të jenë nikoqire e kësaj gjykate edhe pse këto negociata me këto shtete po vazhdojnë, nuk mund të jap detaje të tjera për selinë e kësaj gjykate”, transmeton infoglobi.

Pse krimet e pretenduara nuk i ka hetuar Haga ?

Në pyetjen pse krimet e pretenduara nuk janë hetuar nga Tribunali i Hagës, Williamson shpjegoi se:

‘Tribunali i Hagës ka qenë i kufizuar me mandatin që ka të bëj vetëm me krimet e kryera gjatë konfliktit’.

Sipas tij në qershor 1999 kur është nënshkruar marrëveshja e Kumanovës dhe kur forcat serbe janë larguar nga Kosova, ka përfunduar faktikisht konflikti, kështu që Haga nuk ka mundur t’i ndjekë rastet pas përfundimit të konfliktit’.

Siç e thashë, ka pasur një zbrazëti juridiksioni që ne jemi munduar ta plotësojmë, tha ai dhe shtoi se ‘tribunali gjithashtu është tërhequr nga marrja e rasteve të ngritura pas vitit 2000′.

 Cili është statusi i kësaj aktakuze a janë këto aktakuza potenciale apo janë bërë, a janë realizuar, dhe çfarë ndodhë prej këtij momenti deri në momentin kur të themelohet Gjykata?

Sa i përket trafikimit me qenie njerëzore a e kuptuam drejtë që ju nuk e përjashtoni mundësinë për ngritjen e një aktakuze në të ardhmen?

Çka thotë prokurori Williamson për dyshimet e trafikimit të organeve

Për sa i përket aktakuzës, puna për aktakuzë të trajtimit është në vazhdim, ne nuk do të mund të jemi në pozicion të dorëzojmë një aktakuzë përderisa nuk e kemi Gjykatën. Kjo mund të ndodhë mbase vitin e ardhshëm kur ajo të themelohet, tha ai.

Ndërkohë hetimet do të vazhdojnë që do të thotë se shumë gjëra mund të ndryshojnë, rasti mund të fuqizohet, mund të gjejmë dëshmitarë e dëshmi.

Pra ajo që besojmë se mund të futet në aktakuzë tani mbase mund të jetë substancialisht krejt ndryshe nga sot e deri në momentin kur ta themelohet Gjykata, tha Williamson.

Sa i përket pyetjes për trafikim organesh Williamson nuk e përjashtoj mundësinë e përfshirjes së kësaj pike në aktakuzë në të ardhmen .

“Kemi fokus në këtë pikë dhe do ta kemi fokusin edhe gjatë muajve të ardhshëm. Mendoj se nëse gjejmë dëshmi mbase edhe kjo pikë do të jetë pjesë e aktakuzës”.

Po për dëshmitë çfarë tha …

 Të qëndrojmë tek kjo temë. Ju thatë se keni një grusht dëshmishë, pak dëshmi për këto, një numër të vogël, a mund të na thoni sa është ai grusht, pesë, apo sa raste janë në atë grusht për çka po flisni ju konkretisht, a mund të jeni më specifik ?

Siç e thashë, mendoj kur themi një grusht, mund të jetë dhjetë, mendoj më pak se dhjetë, një numër më i vogël se dhjetë. E kam diskutuar edhe me Dick Marty, mendoj se informacioni që ne e kemi është në përputhje me atë se çfarë edhe ai kishte mundur të mbledhë si dëshmi, kështu që mendoj se kaq është përafërsisht numri. Ka pasur të tillë që kanë thënë se çdo serb që është vrarë apo që është zhdukur mbase ka qenë viktimë e trafikimit . Por,  deri më sot nuk ka një informacion që mbështetë një pohim në këtë shkallë.

Dick Marty ka bërë disa lidhje, por unë atë pikë të tij dua ta fuqizoj tani, sepse mendoj se kjo shkakton stres tek familjet e të zhdukurve.

Në fakt në takimet që kam pasur me familjarët ata ishin shumë të afektuar sepse mendonin se çdo i pagjetur mund të ketë qenë viktimë e nxjerrjes së organeve! Por, kjo nuk qëndron. Kjo ka qenë e nivelit shumë të kufizuar e ekzagjerimet e këtij numri nuk i shërbejnë asnjë qëllimi, tha mes tjerash Williamson.

Për kredibilitetin dhe kapacitetet e EULEX-it

Ju sapo thatë që keni pasur kontakte me Dick Marty. Dick Marty kur po fliste në ato pika, tash është në pension, ai thoshte se nuk i beson EULEX-it, se nuk ka një ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, por na tregoni ju si keni dalur mbanë që të siguroni këtë parakusht të punës për orientimet e juaja që ju të keni një mbrojtje të mirëfilltë të dëshmitarëve, se kemi disa raste kur EULEX-i ka mbrojtur disa dëshmitarë dhe ata pastaj u gjetën të vdekur, si në Gjermani për shembull?

Senator Marty ka shprehur shqetësime posaqërisht pasi kishte bërë publik raportin e tij për kapacitetin e EULEX-it për t’i filluar këto hetime. Dhe mënyra se si unë u përfshiva në këtë proces ishte që të ndihmoj debatin, të krijoj një peizazh operativ dhe strukturor për të zhvilluar hetime të suksesshme, tha Williamson dhe shtoi:

Unë punova me senatorin Marty dhe me Bashkimin Evropian për të gjetur qasjen, e cila do të ishte e pranueshme për secilin dhe që do të funksiononte. Kështu që ajo çfarë bëmë, është se ne vendosëm disa standarde e masa mbrojtëse që mundësuanë zhvillimin e hetimeve, shumica e tyre ishin të vendosura në Bruksel, por jo në Kosovë.

Por për masat e shumta që janë ndërmarrë për të mbrojtur integritetin e procesit nuk mund të flas publikisht, ka theksuar Williamson.

Sipas tij senator Marty u pajtua më në fund dhe kaofruar mbështetje që atëherë.

Kam qenë në kontakt me te rregullisht, gjatë zhvillimit të tërë këtij procesi, dhe unë e kam lavdëruar atë për punën e vetë, dhe ai na ka lavdëruar për punën tonë, dhe ai na ka ofruar ndihmën edhe sa herë që e kam kërkuar, por se ai ka qenë gjithashtu i përmbajtur në mbrojtjen e pavarësisë së procesit që ne po zhvillonim, dhe të mos ndërhynte gjatë ditëve të fundit, në të gjeturat që unë do t’i bëja publike dhe në fakt unë kam rishqyrtuar të dhënat që kemi gjetur dhe mendoj se ai pajtohet me fazën ku kemi arritur, dhe me atë se për çfarë mund të ngritim aktakuzë, dhe për çfarë nuk mund të përfshijmë në te, tha prokurori.

 A mund t’na thoni se janë disa njerëz në listën tuaj mbase disa politikanë aktiv?

Unë nuk do të doja të jem më specifik se që kam qenë deri më tani. Por, do të ju them se individët kanë qenë aso kohe në menaxhment të lartë të UÇK-së. Përtej kësaj nuk mund të dal, të ju them diçka tjetër.

Për sa raste mund të flasim për këtë aktakuzë, kur ju siç thoni, do ta keni funksional Gjykatën, gjithashtu cili është niveli i bashkëpunimit me Shqipërinë?

Për momentin mund të presim vetëm një aktakuzë që përfshinë një numër të caktuar individësh.

Sa i përket bashkëpunimit me Shqipërinë ka qenë bashkëpunim i mirë. Ne kemi kërkuar Qeverisë që t’i kontribuojë këtij procesi, dhe aso kohe kryeministri Berisha ka qenë shumë bashkëpunues, dhe ne mundëm që ne të arrijmë edhe tek parlamenti shqiptar përmes mbështetjes nga Qeveria, dhe kemi bërë një ligj për bashkëpunimin, i cili ligj ja ka dhënë mundësinë kësaj Task Force që të veprojë në Shqipëri njësoj siç po Tribunali vepronte në ish-Jugosllavi. Kjo ka qenë thelbësore dhe që atëherëbashkëpunimi me Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e rajonit ka qenë shumë i mirë, dhe nuk kam asnjë aryse të mendoj se kjo do të ndryshojë, u shpreh njëshi i STIFF.

Sa i përket paraardhësit tim, Bashkimi Evropian ka kërkuar nominimet nga shtetet anëtare por edhe shtetet tjera kontribuuese përfshirë edhe Zvicrën, Norvegjinë dhe Turqinë, mbase përzgjedhja do të bëhet gjatë muajve në vijim, në ndërkohë, zëvendësi im, Ki Hjong Hit, i cili ka qenë me ne që nga fillimi, do të jetë ushtrues detyre i kryeprokurorit të Task Forcës dhe shpresoj se do ta përcjellë vazhdimësinë dhe se hetimet do të kenë progresin e tyre.

Williamson nuk lëshohet në detaje për dyshimet për trafikim

Sa i përket asaj deri në dhjetë raste të nxjerrjes së organeve. Në hetimet e juaja a ka qenë gjithashtu e qartë si është zhvilluar, a është zhvilluar nga individë të caktuar të UÇK-së, a mund të na jepni informacione për këtë?

Nuk jam i gatshëm që të hyjë në detaje si këto, jo deri në këtë pikë. Siç e thashë sot deklaratën time, mendoj se është një situatë e pa parë, që ne të bëjmë një deklaratë mbi të gjeturat.

Ne i japim këto informacione kryesisht kur të ngritet aktakuza, por jemi në një situatë tejet unike, ne jemi një subjekt hetimor i cili ka qenë i mandatuar për këto hetime, por deri më tani nuk kemi një Gjykatë për të adresuar këtë aktakuzë, prandaj përpara se të dorëzoj detyrën, mbase ka qenë obligimi im të flas për statusin e hetimeve, pro mund të them gjithashtu se jam i kufizuar për të folur për detajet e hetimeve, posaçërisht për këto procese të cilat akoma janë duke u zhvilluar. Mendoj se të gjeturat tona kanë qenë konsistente me atë se çfarë kishte pasur edhe raporti i Marty.

A është dikush nga Grupi Drenica, siç Marty e thotë se ata janë të implikuar mbase janë të implikuar në hetimin që keni zhvilluar, a ka ndonjë rezultat?

Unë nuk do të hyjë në specifika për të folur për individ, siç edhe e thashë të gjeturat tona janë konstitente, në përputhshmëri me atë se çfarë është thënë në raportin e Dick Marty dhe se ata kanë qenë pjesë e menaxhmentit të lartë të strukturës së UÇK-së dhe lidhjeve që kanë ekzistuar asokohe, por nuk jam në pozicion për të thënë diçka më tutje.

Çka thotë për pengesat

Çfarë mund të na thoni për natyrën e pengesave, kërcënimeve, frikësimeve, që keni dëgjuar ose që u janë raportuar juve?

Mbase do të jem i kufizuar edhe në këto rrethana që dua t’i përshkruaj, nuk dua t’i identifikoj dëshmitarët sepse duke i përshkruar praktikat ndaj tyre, do të mund të konfirmoj këtë se nëse dikush është dëshmitarë apo s’është dëshmitarë. Por fatkeqësisht, them se kjo është fushë që duhet të jem shumë i vëmendshëm për ate që e them.

Është e drejtë të thuhet se ka indikacione të fuqishme, se ka pasur përpjekje për të arritur për të ndikuar dhe kërcënuar individ të caktuar që janë dëshmitarë, apo të cilët janë dëshmitarë potencial për këtë rast, përfshirë këtu individë që nuk kanë folur me ne por, që të tjerët mendojnë se kanë informacione të cilat do të mund të ishin relevante për ta dhe janë munduar që të ndërpresin bashkëpunimin me ne.

Williamson: Ka mjaft përputhshmëri

Po flitet edhe për krimet të cilat janë kryer në Shqipëri, ndëkohë që ju thoni se me Shqipërinë keni bashkëpunuar, raporti i Dick Marty thotë kështu. Na thoni nëse ka dëshmi për atëçfarë ka parashtuar vetë raporti i Dick Marty sa i përket krimeve brenda territorit shqiptarë?

Jam i kufizuar në kuptim të detajeve, por do t’i kthehem deklaratës, por gjithsesi ka përputhshmëri në mes të deklaratës time dhe asaj të Dick Marty, dhe fokusi ynë ishte në tërësinë e territoreve që janë përmendur në raportin e Dick Marty, përfshirë këtu Kosovën dhe Shqipërinë.

A mund të na thoni së paku se sa njerëz ju mendoni se janë vrarë pas periudhës së luftës nga komunitete të ndryshme, dhe posaçërisht nëse keni të dhëna për serbët e vrarë pas luftës. Ne morëm vesh se janë më pak se dhjetë, ju thatë më pak se dhjetë raste për korrje organesh?

Prap s’po hi të jap detaje këtu e të barazoj numra, por mund të ju them se përshkrimi që ka bërë Dick Marty ‘se ka një grusht rastesh apo një numër të caktuar rastesh’ është përshkrim i duhur. Ky numër mund të ndryshojë gjatë hetimeve të mëtejme. Mbase mund të gjejmë se ky numër mund të ketë qenë paksa më i lartë se kaq.

Cilët janë numrat/shifrat, sipas Williamson

Por,  nuk ka asnjë indikacion në lidhje me numrat astronomik që janë përmendur më parë.

Për sa i përket pyetjes për numrin e personave të vrarë, këto janë gjithashtu duke u verifikuar. Në momentin kur Marty shpalosi raportin në vitin 2010, ata thonin se kishte 19 mijë persona të cilët janë akoma të pa gjetur, dy të tretat janë shqiptarë nga Kosova dhe pjesa e mbetur, një e treta janë serbë dhe minoritete tjera. Dhe, në fakt, 470 persona janë të pagjetur pas qershorit të vitit 99, prej tyre 95 janë shqiptar  e 375 tjerë janë serbë e minoritete tjera. Numri i përgjithshëm i këtyre individëve sillet rreth 500 të vrarë dhe 300 të tjerë të rrëmbyer akoma të pagjetur.

Ky numër përfshinë shqiptarë, serbë, romë, dhe të tjerë. Gjithashtu ka pasur shifra përafërsisht, nga burime të caktuara, se ka pasur persona të dëbuar, të zhvendosur, dhe ky numër është sjellur diku nga 100 mijë deri në 110 mijë, disa të tjerë të zhvendosur në territor t Serbisë, dikush brenda Kosovës, apo edhe në Veri, ka thënë ai.

Por, të gjitha këto janë shifra dhe numra që i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe është vështirë që për momentin të vërtetohen me saktësi dhe për këtë jemi zotuar duke shpresuar që ti zbulojmë dhe t’i dijmë saktësisht deri sa po zhvillojmë këto hetime, theksoi mes tjerash Williamson.

Kur do të tërhiqeni nga këtu?

Po diskutoj një sërë çështjesh brenda Qeverisë dhe jashtë Qeverisë dhe mendoj se është më mirë sidomos deri sa këto diskutime akoma janë duke u zhvilluar, por shpresoj që prej javës në vijim së pari të pushoj pak.

Kush është ai i cili përkujdeset për këtë aktakuzë, a është Bashkimi Evropian a kush?

Është Task Forca për Hetime Speciale e Bashkimit Evropian, që është zyra e jonë, çështje prokuroriale e cila është themeluar si njësi autonome që nxjerrë autoritetin dhe mandatin nga Misioni i EULEX-it në Kosovë, mandat ekzekutiv qe ky mision kishte, kështu që jemi të autorizuar në këtë juridiksion që të ngrisim një aktakuzë, pra është një subjekt i Bashktimit Evropian./infoGlobi

Lexo edhe:

Raporti i Prokurorit Williamson për hetimet

 Williamson beson: Disa raste të trafikimit të organeve

Lexoni të plotë deklaratën e Prokurorit Williamson

Williamson sot prezenton Raportin

@infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.