Ballina / LIFESTYLE / Përfundon studimi i vitit 1974, zbulohet sekreti i jetëgjatësisë
studimi jetegjatesia

Përfundon studimi i vitit 1974, zbulohet sekreti i jetëgjatësisë

Ka përfunduar me sukses studimi i nisur që prej vitit 1974.

Plot 1,222 burra kanë qenë pjesë e tij dhe është zbuluar se marrja e pushimeve në mënyrë të vazhdueshme dhe për një periudhë të zgjatur përmirëson jetëgjatësinë.

Burrat, të cilët kanë përdorur tri javë ose më pak për të lënë punën dhe ndoshta duke e thyer atë në periudha të shkurtra kanë 37% më shumë gjasa të vdesin se sa ata që morën më shumë se tri javë rresht.

Shkurtimisht: nuk mund të largoheni me qetësi nga stresi i përditshëm i vendit të punës, sipas kërkuesve finlandezë.

Kjo për shkak se ata që nuk bëjnë pushime të rregullta, tentojnë të punojnë më gjatë dhe të flenë më pak.

Dhe jo vetëm.

Një drejtues i këtij studimi u shpreh:

“Ne besojmë se programi shëndetësor mund të ketë pasur një efekt negativ psikologjik ndaj këtyre njerëzve duke shtuar stresin në jetën e tyre”

Teksa paralajmëroi për kujdes, ai shtoi:

“Rezultatet tona nuk tregojnë se edukimi shëndetësor është i dëmshëm. Përkundrazi, ata sugjerojnë që reduktimi i stresit është një pjesë thelbësore e programeve të dizajnuara për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare”.

Me pak fjalë: pushimet më të mira duhet të zgjasin më shumë se tri javë. Dhe një vëmendje për mirëqenien. Megjithatë, pa e ekzagjeruar.

@Fluidi

Provo po ashtu

Truk të hiqni qafe mizat

Truk të hiqni qafe mizat

Harroni të gjitha preparatet helmuese të shtrenjta e të tmerrshme kundër mizave. Kështu do t’i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.