Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku u diskutua për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.
Kryetarja Arta Rama-Hajrizi njoftoi se kur gjykata të marrë vendim, palët do të njoftohen.
“Këto argumente ose argumentet plotësuese që dëgjuam sot, mund të përmbledhen dhe të dorëzohen me shkrim deri më datën 7 në Kushtetuese. Përmes kësaj seance, gjykata ka precizuar qëndrimet e të gjithëve. Porsa gjykata të marrë vendim, do të njoftohen palët. Kur të bëhet vendimi i shkruar u dërgohet të gjithëve. Palët do të njoftohen me kohë”, u shpreh Rama Hajrizi.
Seanca u mbajt sot mbi kërkesën e Vetëvendosjes për vlerësimin e ligjshmërisë së votës së deputetit Arifi, falë votë së të cilit u formua qeveria Hoti. Arifi kishte fshehur faktin se ka dosje penale. /infoglobi