Ballina / KOSOVA / Përfundon protesta e qumështarëve

Përfundon protesta e qumështarëve

Protesta e qumështarëve të Kosovës , që u mbajt sot në Prishtinë ka përfunduar, kurse rrugët Pejë-Prishtinë, Prishtinë-Mitrovicë, Ferizaj Prishtinë dhe Prishtinë-Podujevë, të cilat u bllokuan në shenjë të protestës, tanimë janë zhbllokuar.

Prodhuesit dhe përpunuesit vendorë të qumështit kanë paralajmëruar se “protesta do të vazhdojë në rast se institucionet e Kosovës nuk ndërpresin ‘importin’ ilegal të qumështit në Kosovë dhe futjen e tij në tregun vendor me çmime jashtëzakonisht të ulëta.

Kjo protestë sipas organizatorëve të saj, radhën tjetër do të përfshijë jo vetëm prodhues dhe përpunues të qumështit, por edhe qytetarë të tjerë, ka deklaruar për media Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Naser Bajraktari.

“Qumështoret po e zvogëlojnë sasinë e produkteve të qumështit sepse nuk po kanë hapësirë për tregtim të lirë të këtij produkti. Vërshimi i tregut nga prodhimet me yndyrë bimore po e shkatërron këtë sektor” u shpreh mes tjerash ai.

Bajraktari ka porositur Qeverinë e Kosovës ” që kjo çështje të merret seriozisht” dhe e ka përkujtuar të njejtën se “problemet në këtë sektor po shkaktojnë humbje të mëdha dhe po shuajnë mijëra vende të punës’./infoglobi

Provo po ashtu

Kontaminohet uji i pijes në Rahovec

Gjendje alarmante për shkak të kontaminimit të ujit të pijes ka shpallur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në …