Ballina / SPORT / Përfundon pjesa e parë, Anglia-Kosova 5:1
vojvoda, anglia, kosova, futboll

Përfundon pjesa e parë, Anglia-Kosova 5:1

– Anglia është lidere e Grupit A kualifikues me pikë maksimale nga tri ndeshje

– Kosova renditet e dyta me 8 pikë dhe është e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit

– Kjo është përballja e parë mes këtyre dy ekipeve kombëtare

45′ Goooool. Raheem Sterling shënon për 5:1 për Anglinë.

44′ Gooooool. Mërgim Vojvoda shënon në portën e vet.

38′ Gooool. Anglia e dyfishon epërsinë falë autogilit të Vojvodës. Jordan Sancho dëpërtoi nga krahu i djathtë dhe harkimin e tij në e futi në portën e vet Vojvoda.

37′ Mërgim Vojvoda gjuan fuqishëm nga largësia, topi i tij përfundon pak larg shtyllës së djathtë të Pickford.

34′ Sterling vazhdon t’i krijojë kokëçarje mbrojtjes së Kosovës. Goditje nga këndi për Anglinë. Asgjë serioze.

31′ Valon Berisha godet nga rreth 30 metra largësi pas një solo aksioni, por goditja e tij e devijuar ndalet pa problem nga Jordan Pickford.

28′ Tifozë e Kosovës vazhdojnë ta mbeshtesin Kombëtaren e tyre, brohoritjet e tyre janë shumë të zëshme.

25′ Goditje e lirë për Anglinë. Ross Barkley pengohet nga Idriz Voca. Reagim i mirë i mbrojtjes së Kosovës që e largon rrezikun.

19′ Gooool. Harry Kane e kalon Anglinë në epërsi për herë të parë në këtë takim. 2-1 për Anglinë

17′ Arijaner Muric ia fut frikën në palcë “Dardanëve” me antikat e tij me topin.

15′ Një çerek lojë në Southampton. Kosova vazhdon të shkojë përpara, duke lënë hapësira në mesfushë për anglezët.

12′ Muslija kombinon mirë me Vojvodën i cili e kroson një top të mirë në zonë, por Muriqi nuk qe në gjendje të godasë.

7‘ Goooool. Anglia e barzon rezultatin me Raheem Sterling i cili shënon me kokë pas një goditjeje nga këndi.

6‘ Anglia e merr iniciativen në fushë pas golit të hershëm të Kosovës.

1′ GOOOOL. Kosova në epërsi me golin e Valon Berishës.

Nis takimi në stadiumin St Mary’s në Southampton. Kosova luan me topin e parë.

Kombëtaret i këndojnë himnet e tyre përkatëse.

Provo po ashtu

A po transferohet Messi tek Inter Milan?

David Beckham është duke i përshpejtuar përpjekjet për ta transferuar Lionel Messin në klubin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.