fbpx

Përfundon greva e minatorëve të Trepçës

Ministria e Ekonomisë dhe e Ambientit ka konfirmuar se ua ka transferuar pagat e muajit tetor punëtorëve të minierës së Trepçës.

Kësisoj nga greva janë tërhequr edhe minatorët e kësaj miniere.

Ndërprerjen e grevës e ka konfirmuar për Gazetën Express, Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

“Greva ka përfunduar, minatorët kanë dal nga miniera aty ku kanë qëndruar disa, nga dita e mërkurë e disa që nga mëngjesi i ditës së sotme. Greva është ndërprerë pasi që janë informuar se pagat do të ju dalin në xhirollogari. Diku në grevë  kanë qenë rreth 300 punëtor”, tha Osmani.

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça”, u futën në grevë të mërkurën, pasi që nuk kanë marrë pagat e muajit tetor.

Pas kësaj situate të krijuara ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Hysen Vrajolli, dha dorëheqje.

Pas dorëheqjes se Vrajollit në këtë detyrë është emëruar Enes Muzaqi.

Qeveria e Kosovës më 13 nëntor ka konfirmuar se ka ndarë mbi një milion euro për kombinatin metalurgjik “Trepça”, si zgjidhje për t’i tejkaluar problemet financiare, në të cilat ndodhet aktualisht kjo ndërmarrje.

“Trepça” është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.