fbpx
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Perëndimi me “lista të zeza”, nuk ka viza pë deputetët që duan shfuqizimin e Speciales

Mediat vendore duke iu referuar burimeve anonime diplomatike raportojnë se deputetët e Kuvendit të Kosovës, që kanë kërkuar  shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nuk do të mund të marrin më viza.

Sipas portalit express “emrat e 43 deputetëve kanë hyrë në një listë të zezë të përpiluar nga shtetet mike të Kosovës”.

Aktualisht nuk dihet nëse masa të ngjashme do të ndërmerren edhe ndaj Presidentit të vendit dhe Kryeministrit që kanë mbështetur hapur iniciativën për shfuqizim. Ky i fundit madje është detyruar të anulojë një takim pune në SHBA, sepse iu zvarrit viza, do të thotë u trajtua nga SHBA-të si një qytetar i rëndomtë. Deri diku hallin e Haradinajt me viza, e zbuti Shqipëria, e cila i dhuroi një pasaportë të saj.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli mund t’i shpëtojë zemërimit perëndimorë, ngase ai javë më parë doli publikisht dhe në një mënyrë u distancua nga kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Përkundër kërkesave direkte të vendeve mike që të tërheqin nënshkrimet, pra nga vendet që e bën dhe e njohën Kosovën shtet, nënshkruesit nuk janë tërhequr nga nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

InfoGlobi ju sjell emrat e nënshkruesve:

Nait Hasani, Nezir Çoçaj, Luljeta Veselaj Gutaj, Xhevahire Izmaku, Abdyl Salihu, Fadil Beka, Ganimete Musliu, Flora Brovina, Mergim Lushtaku, Sala Berisha Shala, Memli Krasniqi, Emilja Redzepi, Etem Arifi, Duda Balje, Albert Kinolli, Bahrim Shabani, Danush Ademi, Shkumbin Demaliaj, Ahmet Isufi, Teuta Haxhiu, Time Kadriaj, Rasim Selmanaj, Bekë Berisha, Blerim Kuçi, Gani Dreshaj, Muharrem Nitaj, Daut Haradinaj, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Evgjeni Thaçi Dragusha, Mexheide Mjaku Topalli, Blerta Deliu Kodra, Safete Hadërgjonaj, Andin Hoti, Zenun Pajaziti, Milaim Zeka, Enver Hoti, Albulana Balaj Halimaj, Zafir Berisha, Haxhi Shala, Bilall Sherifi, Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs janё pjesё e sistemit gjyqёsor tё Kosovёs. Dhomat pёrkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë. Ato u formuan nё bazё tё Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit tё miratuar nga Kuvendi i Kosovёs pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndёrkombёtare.

Dhomat janё tё pёrkohshme dhe me mandat e juridiksion tё përcaktuar, konkretisht për krime kundёr njerёzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, tё cilat pretendohet se janё kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. Ligji mundёson qё proceset gjyqёsore tё mbahen jashtё Kosovёs. Dhomat e Specializuara e kanё selinё nё Hagё, Vendet e Ulëta (Holandё), dhe punёsojnё gjykatёs, prokurorё dhe punonjёs ndёrkombёtarë.

Tё dhёna mё tё hollёsishme bazё rreth organizimit mund tё gjeni tek Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar.

Amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, ku u fut amandamenti për Specialen , që u votua nga Kuvendi i Kosovës në Gusht të vitit 2015 e gjeni këtu.

Ligjin mund ta gjeni këtu. Ai u miratua nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

Dekreti i Presidentes: Marrëveshja për Gjykatën Speciale në fuqi nga 4 shkurti (Dokument)

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.