Përdoruesit E Tiktokut Po Bëjnë Para Në Gjumë

Përdoruesit e TikTokut kanë zbuluar një mënyrë se si të bëjnë para, në një mënyrë shumë në qetësuar duke fjetur.

18-vjeçari Brian Hector shpjegon se si miliona ndjekës qëndruan duke shikuar atë teksa flinte, raporton “Metro”.

TikTok-u u lejon përdoruesve që tu dërgojnë “dhurata” karaktereve të tyre të preferuar. Për ta bërë atë duhet të marrin një aplikacion që lejon dërgimin e parave si dhuratë.

Ata mund të dërgojnë dhurata karaktereve të preferuara dhe ato kthehen në “diamante” që mund të kthehen në para të vërteta nga PayPal.

Pa dyshim, ju duhet ti grumbulloni ndjekësit para se ndokush mund të ju paguaj që të ju shikoj duke fjetur.

Hector ka mbi 348,000 ndjekës në aplikacion dhe tregoi që njëri nga ndjekësit e tij i dërgoi dhuratë që u kthye në një vlerë të mire parash.

TikToku është bërë aplikacioni më i njohur që 18 muajt e fundit duke u bazuar në postimin e disa videove të shkurtra, Ishte njëri ndër aplikacionet më të shkarkuara në vitin 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.