Ballina / TEKNOLOGJI / Përdorimi i telefonëve gjatë ecjës i rrezikshëm

Përdorimi i telefonëve gjatë ecjës i rrezikshëm

Situata kur njeriu përpiqet të bëjë 2 procese të ndryshme në të njëjtën kohë: Të eci dhe të komunikojë

Jeni duke ecur në rrugë dhe dikush po ecën në drejtim të kundërt drejt jush, ndërkohë që ju e shihni ai nuk e ka mendjen aspak. Kjo për faktin se ai është i fokusuar tek telefoni i tij teksa shkëmben mesazhe dhe për këtë arsye nuk ju dallon.  Kjo është situata kur njeriu përpiqet të bëjë 2 procese të ndryshme në të njëjtën kohë: Të eci dhe të komunikojë.

Jo vetëm tek këmbësorët por edhe tek drejtuesit e mjeteve ndodh i njëjti fenomen, dhe në këtë rast ata udhëtojnë ose më ngadalë ose më shpejt se normat e lejuara pasi janë të lidhur vetëm pjesërisht me atë që po ndodh përreth.

Në momentin që jemi në komunikim më dikë tjetër në një vend tjetër, atëherë është e pamundur të jemi totalisht të pranishëm në situatën reale deh aktuale në të cilën ndodhemi. Këto lloje të dukurish tani janë mjaft të zakonshme saqë ne mund ta etiketojmë kohën në të cilën po jetojmë si epoka e shpërqendrimit.

Epoka e rrezikshme

Kjo lloj epoke është përcaktuar si e rrezikshme, kjo vjen sipas një raporti të vitit 2015 të Këshillit Kombëtar të Sigurisë i cili tregoi se ecja në të njëjtën kohë me përdorimin e celularit rrit rrezikun e aksidenteve. Më shumë se 11,000 njerëz janë plagosën midis vitit 2000 dhe 2011 ndërsa ecnin dhe flisnin në telefonat e tyre.

Kjo bëhet akoma dhe më e rrezikshme kur flitet për drejtuesit e mjeteve të cilët janë krejtësisht të hutuar dhe mund të kenë shpejtësi të luhatshme si dhe ndërrim korsish të pajustifikuar si rrjedhojë e shpërqendrimit nga telefoni.

Si rezultat i kësaj sjelljeje u regjistruan 16,000 fatalitete rrugore shtesë nga 2001 deri në 2007. Më shumë se 21% e aksidenteve të automjeteve tani u atribuohen shoferëve që flasin në celularë dhe 5% të tjerë nga mesazhet.

Sipas një studimi tjetër të realizuar, ndalimi i telefonave celularë nëpër shkolla solli një përmirësim të arritjeve tyre sidomos në rastet e atyre që ishin me nota të ulëta (të cilët fituan ekuivalentin e një ore shtesë mësimi ne javë).

Por jo vetëm në ciklin e ulët, pasi edhe nëpër fakultete e kolegje u zbulua se mbajtja e laptopëve hapur shpërqendronte jo vetëm përdoruesin e tyre që humbte vëmendjen në orën e leksionit por edhe fqinjin e tyre.

Një përgjigje radikale ndaj fenomenit është shkëputja totale nga rrjetet dhe mjetet e komunikimit masiv dhe koncentrimi tek momenti aktual.

Kjo dhe fokusi ndaj një detyre të vetme do të sillte sukses imediat në punën tuaj, të cilin më pas do të kishit mundësi ta ndani me miqtë tuaj në telefon, mesazhe madje edhe me zë të lartë nëpër vende publike. (Quartz)

Provo po ashtu

Kush janë padronët e rinj të teknologjisë

E ardhmja e teknologjisë- video

Gjithçka do të jetë më ndryshe në jetën tonë. Mbase për dikë e ardhmja do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.