Ballina / KOSOVA / Përballen Arban Abrashi e Shpend Ahmeti
arban abrashi e shpend ahmeti

Përballen Arban Abrashi e Shpend Ahmeti

Kandidatët për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike të Kosovës janë përballur të hënën në orët e mbrëmjes në emisionin debatues në TV Klan Kosova.

Shpend Ahmeti ka folur për sukseset e arritura gjatë katër vjetëve të mandatit të tij prej Kryetari të Komunës së Prishtinës, dhe ka përmendur projektet e pakryera për të cilat ka fajësuar ligjin , qeverinë e Isa Mustafës ose ndonjë institucion. Ndër sukseset Ahmeti ka përmendur autobusët, sistemin e ujit dhe ate të ngrohjes, pastaj ndriçimin dhe asfaltimin e rrugëve.

Ndërkaq Arban Abrashi është ndalur në planet investive dhe ka akuzuar Ahmetin se ka bërë shumë zhurmë por , si nënvizoi ai “rezultatet kanë munguar”.

“Ahmeti vazhdimisht ankohet dhe gjen fajtorë për punët që është dashur t’i kryej por nuk i ka bërë. Për shumë projekte ka pasur financa . Shumë projekte infrastrukturore, si spitali i qytetit, etj, nuk janë realizuar, ka pasur buxhet dhe mjete, nuk ka pasur vullnet. Është rritur nepotizmi dhe nuk janë ndalur shumë dukuri negative”, ka thënë Abrashi.

Sipas Abrashit autobusët, sistemi i ujit dhe ai ngrohjes nuk janë fare projekte të Shpend Ahmetit. Përkundrazi, ai i ka penguar ato, është shprehur Abrashi.

Shpend Ahmeti ka sulmuar Abrashin se “nuk po i njeh Ligjet”. Fjala bie te mos fasadimi i ndërtesave, Ahmeti tha se “diçka të tillë nuk e lejon ligji që komuna ta bëjë fasadimin”. Në këtë ka ndërhyrë Abrashi, sipas të cilit “Ligji e lejon” dhe nëse ai e fiton mandatin e Kryetarit , godinat do të fasadohen.

Kurse për premtimin e Abrashit se në Komunë gjatë mandatit të tij si Kryetar do të investohen 1.2 miliardë euro” , Ahmeti po ashtu potencoi se diçka e tillë nuk është e mundur sepse “diçka të tillë nuk lejon Ligji”.

“Në Komunën e Prishtinës përgjatë gjithë këtyre viteve nuk ka pasur investime as në vlerë prej 800 milionë eurosh, prandaj premtimi për investime prej 1.2 miliardë eurosh nuk është real e as i realizueshëm”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Sipas Abrashit ndërkaq  “Investimi në vlerë prej 1.2 miliardë eurosh është i realizueshëm, sepse shumica e investimeve do të jenë investime private dhe thithje nga fondet ndërkombëtare”.

” Unë kam menaxhuar fonde miliardëshe dhe projekte të mëdha, kështu qe e di si sigurohen fondet dhe si realizohet premtimi im për Prishtinën”, tha Abrashi.

Në pjesën e dytë të emisionit bashkëbiseduesit folën për premtimet përkitazi me punësimit. Shpend Ahmeti ka akuzuar Abrashin se edhepse po flitet për punësime, në Kosovë ka pas vetëm migrime.

“Ju keni premtuar punësime edhe më heret, por diçka e tillë nuk ka ndodhë. I pamë vetëm migrimet”, komentoi Ahmeti premtimin e Abrashit se gjatë 4 vjetëve të ardhshëm do t’i punësojë 30 mijë persona.

” Po, migrimet ishin kryesisht nga Prishtina”, iu kundërpërgjigj Ahmetit Abrashi.

Sa i përket arsimit, Ahmeti theksoi se me buxhetin ekzistues mund të ndërtohet nga një shkollë në vit, që nuk mjafton. “Ne kemi nënshkruar projektin me Bankën Botërore për pesë shkolla, si pjesë e partneritetit publiko privat”, theksoi Shpend Ahmeti. Kjo do të zbatohet pavarësisht epilogut të zgjedhjeve të 19 Nëntorit.

“Arsimi në Prishtinë është njëri nga sektorët që ka degraduar më së shumti në 4 vitet e fundit në Prishtinë. E para çka ne synojmë është ndërtimi i infrastrukturës shkollore, dhe gjatë mandatit tim do t’i ndërtojmë 7 shkolla, në mesin e të cilave edhe ate të muzikës e të baletit, që fatkeqesisht u ndëpre me qeverisjen e Ahmetit”, theksoi Abrashi.

Sipas Abrashit, krahas infrastruturës shkollore, do të fokusohet edhe në cilësi, por edhe në uljen e diskriminimit të prishtinasve, të cilët u lanë jashtë institucioneve shkollore për shkak të punësimit të militantëve të Vetëvendosjes në shkolla.

Synojmë që secila shkollat të kenë kuzhinën e vetë dhe kiflet do ti zvvendësojmë me shujta të nxehta. Synojmë që ë klasë të mos ketë mbi 25 nxënës.

Prej vitit 2013 deri 2016 sa veta i punësuam mund ti shihni në open data, që ndodhet në ueb faqe të Komunës, tha Ahmeti. Po ju lus mos përdorni dezinformata, sepse keni ju më shumë, tha Ahmeti, i cili më pas përmendi emra të familjarëve të zyrtarëve e aktivistëve të LDK-së që kanë qenë të punësuar në institucionet e arsimit.

PISA është rezultat jo pse ishin të LDK-së stafi, po se baxhanakët e kunatat nuk performuan, tha mes tjerash Ahmeti.

Ahmeti përshëndeti shujtat e nxehta por tha duhet që për to të gjenden kursime fondesh.

Abrashi tha se “Ahmeti ka ardhe me standarde të larta, ka premtu ransparencë por ka ndodhë e kundërta. Vetëvendosje ishte ajo që reagoi”. Ai përmendi të punësuar nga Gjilani, Suhareka, Gjakova e vende tjera në shkolla. “Shumica janë militantë partiakë që nuk mirren me zhvillim po me propagandë”, theksoi mes tjerash Abrashi.

“Prishtina është kryeqytet prandaj këtu hynë në punë edhe njerëz nga komuna tjera, si ju Arban që nga Mitrovica synoni të bëheni kryetar i Prishtinës. Ju siguroj se 50 për qind që janë punësuar janë nga Prishtina e të tjerat janë nga komunat e tjera. Ju në Prishtinë keni instaluar sistem nepotizmi “, theksoi Ahmeti.

“Pa dashur të hy në emra. Ajo çka ka ndodhur 4 vitet e fundit në Prishtinë është e rëndë, sepse në 4 vjet e fundit pati shumë politizim dhe nuk u ndërtua asnjë shkollë…”, tha Abrashi.

“Unë kam larguar drejtorë e gra apo farefis të tyre, jo pse ishin LDK, po se nuk performuan” iu përgjigj Ahmeti Abrashit.

Sa i përket shëndetësisë dhe politikave sociale, Abrashi ka premtuar se do ti ndërtojë dy ambulanca dhe spitalin e qytetit, kurse Ahmeti theksoi se “Mjekësia në Prishtinë funksionon”.

Check Also

hashim thaci

Thaçi: Dialogu me Serbi duhet përmbyllur me njohje dhe ulëse në OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Kanada. Thaçi, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *