fbpx
barbuda e shkaterruar nga Irma

Për herë të parë gjatë 300 vjetëve askush nuk jeton në Barbuda

Kur stuhia Irma goditi ishujtë e Karaibeve, tragjedi kjo që ndodhi gjatë pjesës së parë të shtatorit të sivjetmë, ishulli Barbuda i Karaibeve u shkatërrua tërësisht. Për herë të parë gjatë 300 vjetëve të fundit, aty më nuk banon askush.

Ishulli është krejtësisht i pabanueshëm, transmeton infoGlobi.

“Çdo gjë është shkatërruar” deklaron Ronald Sanders, ambasadori i ishujve Antigua dhe Barbuda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Antigua ka pësuar dëme jashtëzakonisht të mëdha po ashtu.

Barbuda ka qenë njëri ndër vendet më ekzotike dhe është vizutuar nga miliona turistë. Ai ndodhet në juglindje të Portorikos, pikërisht në pjesën ku takohen oqeani Atlantik dhe ai Paqësor.

Ishulli njihet si shtet i Komonuelthiq që nga viti 1981 kur kishte fituar pavarësinë.

Deri në fund tëgushtit Barbuda kishte 94,731 banorë, kurse sot nuk ka asnjë. Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet ishulli dhe dëmeve marramendëse të gjithë banorët janë evakuuar. /infoglobi/v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.