Ballina / KOSOVA / Për sa mantelbardhë ka nevojë Kosova
mjeket, greva, ikja

Për sa mantelbardhë ka nevojë Kosova

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë së Kosovës i nevojiten edhe 5000 punëtore shëndetësorë.

Syla theksoi se numri i mjekëve për kokë banori në Kosovë, është shumë i vogël.

Siç tha ai të gjithë punën në sektorin e shëndetësisë e kryejnë 14.700 punëtorë shëndetësorë, i cili numër sipas tij, nuk është i mjaftueshëm.

“I kemi mangët 5000 punëtor shëndetësorë. Numri për kokë të banorëve për mjek në Kosovë është shumë i vogël. Këto janë fakte. E punën e të gjithëve e kryejnë 4070 punëtorë shëndetësorë”, ka thënë Syla.

Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin që t’i lëshoj punëtorët shëndetësorë të punojnë jashtë vendit.

“Duke u nisur nga ky numër i mangësisë se punëtoreve, Kosova nuk e ka luksin që t’i lëshoj ata dhe  punojnë jashtë vendit”, u shpreh Syla.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, potencoi se urgjentisht ky problem duhet të kthehet në një problem nacional.

“Ne urgjentisht duket ta kthejmë këtë në problem nacional. Këta dalin e  thonë që ka shëndetësi pa pare, por kjo nuk është e vërtetë. Financimi duhet të jetë i qëndrueshëm. Le t’i heqin disa kilometër asfalt e të kontribuojmë në shëndetësi”, tha ai

Çdo i treti punëtor shëndetësorë, sipas Sylës është në stres shëndetësor.

“Si mund të prihet punë e mirë në shëndetësi kur nuk e kemi mirë gjendjen e mirë të punëtorëve, psiko-fizike”, u shpreh ndër të tjera, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

Provo po ashtu

Albin Kurti bashkëbisedon live me qytetarët përmes Facebook-ut

Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes, përmes një paraqitje në rrjetin social Facebook, ka thënë se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.