Ballina / KOSOVA / Për pesë vite, 228 vetëvrasje e mbi 800 tentime
policia e kosoves

Për pesë vite, 228 vetëvrasje e mbi 800 tentime

Vetëvrasjet janë bërë një dukuri shqetësuese në Kosovë ku vazhdimisht raportohet për raste të tilla.

Policia këto raste i heton atëherë kur dyshohet se personi është shtyrë të bëjë një veprim të tillë, pra kur kemi të bëjmë me shtyrje në vetëvrasje apo ndihma në vetëvrasje.

Nëse krahasojmë të dhënat për pesë vitet e fundit në Kosovë, vërejmë se ka rënie të numrit të raportuar të rasteve të vetëvrasjeve.

Në krahasim me vetëvrasjet që janë në numër me të vogël, tentim vetëvrasjet janë në numër më të madh.

Për pesë vite në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 228 raste të vetëvrasjeve, raste këto të cilat policia i ka raportuar. Ndërsa, janë gjithsej 880 raste kur personat kanë tentuar t’i japin fund jetës së tyre e të cilat janë parandaluar.

Në vitin 2014 ka patur më së shumti raste, ku janë evidentuar 77 vetëvrasje dhe 261 tentim vetëvrasje.

Ndërsa, në vitin 2015 kanë qenë 17 raste me pak, përkatësisht 60 vetëvrasje dhe 219 tentim vetëvrasje. Kurse, ky numër ka rënë në 37 vetëvrasje në vitin 2016, por ka pasur me shumë raste të tentim vetëvrasjeve, përkatësisht 229 tentime tilla.

Ndërsa, në vitin 2018, Policia ka evidentuar 32 vetëvrasje dhe 216 tentim vetëvrasje.

Në vitin që lamë pas, ky numër ka qenë më i vogël, përkatësisht nga janari deri në tetor janë evidentuar 22 raste, kurse Policia ka bërë të ditur se janë edhe disa raste tjera që janë iniciuar si vdekje e dyshimte” , ku ndonjë nga to pas përfundimit të hetimit dhe procedurave mjeko-ligjore mund të ndryshojë kategorinë e veprës.

Në një përgjigje të Policisë për Indeksonline bëhet e ditur se sa i përket gjinisë dhe moshës së viktimave të rasteve të vetëvrasjeve, nuk mund të themi se është një moshë e caktuar që dominon edhe pse raste pak më të shpeshta janë ato me viktima të moshave nga 18 deri 40 vjeçare.

Kur flasim për gjininë, viktimat e gjinisë mashkullore prijnë në kryerje të këtij akti, kurse për rastet e mbetura në tentativë ka më shumë raste të gjinisë femërore.

Ndërsa, kanë apeluar që të gjithë ata që kanë informata për persona që gjenden në raste të tilla, të lajmërojnë institucionet, përfshirë policinë.

“Ne si polici, si në çdo paraqitje tone, shfrytëzojmë rastin qe përmes mediave të apelojmë për raste te ndryshme e në rastin konkret apeli ynë u drejtohet atyre që kanë informata se persona të caktuar me probleme, që gjinden në një hidhërim të thelle dhe depresion, për këto raste, për këta persona të lajmërojnë institucionet përkatëse, përfshirë policinë edhe pse puna rehabilituese, këshilluese u takon institucioneve, profesioneve tjera, ne do ta adresojmë problemin atje ku duhet në mënyrë që të kemi sa më pak raste të tilla”, thuhet ndër të tjerash në përgjigjën e tyre.

Sociologu Leutrim Sahiti për Indeksonline thotë se vetëvrasja si dukuri ka ekzistuar edhe me herët, por që rritja e saj ka filluar mas luftës, përkatësisht fillimin e tranzicionit, niveli i papunësisë, mungesa e prespektivës e tjerë faktorë.

“Që nga pas lufta e deri me tani mbi 800 qytetarë i kanë dhënë fund jetës së tyre, prej këtij numri shumica e tyre janë meshkuj, pra meshkujt vetëvriten me shumë, ndërsa femrat tentojnë të vetëvriten me shumë për shkak se zakonisht përdorin metoda me të lehta, të cilat në shumë raste nuk rezultojnë me vetëvrasje por me helmime të ndryshme. Vetëvrasja edhe pse është akt individual ai duhet të shikohet si revoltë e individëve ndaj shoqërisë, familjes apo grupit, pasi që në shumicën e rasteve janë shkaqet sociale ato që i shtyjnë njerëzit të bëjnë vetëvrasje”, ka thënë Sahiti.

Ai ka shtuar se instalimi i rolit të psikologut dhe sociologut në shkolla do të ndikonte në reduktimin e vetëvrasjes dhe dukurive tjera në Kosovë.

“Me instalimin e rolit të tyre në programet shkollore nxënësit do të mësonin më shumë mbi menaxhimin e situatave depresioni e stresi, ballafaqimin me probleme dhe ngritjen e nivelit të vetëdijes kundër dukurive negative”, ka thënë ndër të tjerash Sahiti.

Këto ditë janë raportuar për tri raste të vetëvrasjeve. Një rast ka ndodhur para katër ditë në Komunën e Podujevës, javën e kaluar një rast ishte në Shtime, ndërsa një tjetër në Istog.

@Fluidi

Provo po ashtu

Mitrovicë: Kush është i riu që vdiq nën gërmadhat e hotelit “Adriatik”

I riu që humbi jetën pas mesnatës nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.