Ballina / KOSOVA / Për një vit në Kosovë regjistrohen mbi 17 mijë martesa
kurorezimi martesa

Për një vit në Kosovë regjistrohen mbi 17 mijë martesa

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2017. Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e Gjendjes Civile në Kosovë.

Në vitin 2017 janë grumbulluar gjithsej 18 642 fleta statistikore për kurorëzime, DEM-3.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2017 janë kurorëzuar 17 112 qifte-bashkëshortore. Sipas përbërjes etnike del se: me përkatësi etnike shqiptare janë kurorëzuar 93.3% femra dhe 95.7% janë meshkuj; me perkatësi etnike serbe janë kurorëzuar 0.9% femra dhe 0.9% meshkuj; me përkatësi etnike turke janë kurorëzuar 0.3% femra dhe 0.4% meshkuj; me perkatësi etnike boshnjake janë kurorëzuar 1.3% femra dhe 1.2% meshkuj; me perkatesi etnike rome, ashkali dhe egjiptiane janë kurorëzuar 1.0% femra dhe 1.0% meshkuj; kurse me përkatësi tjetër etnike janë kurorëzuar 3.1% femra dhe 0.7% meshkuj.

Mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 32 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeç.

Kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 500 ose 32.1%, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 278, ose 30.8%.

Sipas komunave, Prizreni zë vendin e parë në Kosovë me 1 594 kurorëzime, ose 8.6%; Prishtina me 1 420, ose 7.6%; Ferizaj me 1 047, ose 5.6% etj.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10 946, ose 64.0%; dhe numri i meshkujve është 12 312, ose 71.9%.

@Fluidi

Provo po ashtu

dacic-strache

Strache kundër ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit në INTERPOL

Zëvendëskancelari austria,k Heinz-Christian Strache, të premten ka kundërshtuar qartë formimin e një ushtrie në Kosovë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.