Për jetë a vdekje: Gjirafa 5 orë lufton kundër luanëve

Gjirafa trime ia ka dalë të mbijetojë sulmin e një tufe luanësh, i cili ka zgjatur plot pesë orë, përkundër faktit se një luan këmbëngulës ia ka arritur që me dhëmbë t’i ngjitet në shpinë.

Gjashtë luanë të uritur e kanë sulmuar një gjirafë në rezervatin jugafrikan për kafshë të egra “Klaserie Private Nature Reserve”, transmeton Gazeta Metro.

Gjirafën e rrethojnë luanët, ndërsa një femër e një mashkull i kërcejnë në shpinë, ndërsa dy të tjerë i ngjiten për këmbësh dhe përpiqen ta rrëzojnë.

Luanesha në shpinë të gjirafës ka qëndruar plot dy minuta.

Ndonëse plaga i kullonte gjak, gjirafa ia del që pas katër urë lufte t’i dëbojë bishat gjakpirëse, të cilat në fund edhe heqin dorë nga preja tepër e madhe.

Episodin dramatik e kanë regjistruar dy udhërrëfyes lokalë, ndërsa disa video të shkurta i ka publikuar në Instagram edhe faqja zyrtare e rezervatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.