Për herë të parë një ekip Komando i Shqipërisë do të shërbejë në KFOR në Kosovë

Për herë të parë një ekip Komando i Shqipërisë do të shërbejë në KFOR në Kosovë. Këtë njoftim përmes rrjetit shoqëror Facebook e ka bërë Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhacka.

“Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë. Stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19. Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë. #KrenariPërFA?? #NeJemiNATO, ka shkruar Xhacka në facebook.

Postimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.