Në përvjetorin e 16 të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe familjes Jashari, ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati së bashku me stafin e lartë të MFSK-FSK-së, bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Ata me vendosjen e kurorave me lule, nderuan Komandantin Adem Jashari, Familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e Kombit.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati, tha se, jemi sot këtu, së bashku me udhëheqësit e FSK-së, për ta nderuar veprën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.
“Kjo është një datë e veçantë për FSK-në, sepse këtu, sa here vijmë, marrim energji të reja dhe gjejmë motive për punë dhe suksese të reja. Ky 16 vjetor, për ne, shënon një arritje të jashtëzakonshme formimin e Forcave të Armatosura të Kosovë”, tha ai.
Delegacioni i FSK-së, më pastaj qëndroi edhe në Kullën e Jasharëve, ku u pritën nga Murat Jashari, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjarë të Familjes Jashari.