Ballina / KRYESORE / Për dizajnimin e flamurit amerikan , autori kërkoi 105 litra verë
flamuri amerikan historiku

Për dizajnimin e flamurit amerikan , autori kërkoi 105 litra verë

Për shumë amerikanë flamuri kombëtar është një simbol thuajse hyjnor. Por në fund të viteve 1700, gjatë Revolucionit Amerikan, regjimente të ushtrisë nën drejtimin e Xhorxh Uashingtonit, përdornin flamuj të ndryshëm gjatë luftës për pavarësi nga Britania.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Nikoleta Iliç foli me një ekspert të historisë së flamurit amerikan lidhur me origjinën e flamurit dhe dizenjot e ndryshme para se të arrihej tek flamuri aktual:

Flamuri amerikan ka kaluar shumë transformime për të marrë formën aktuale, tregon Earl Williams.

“U transformua nga flamur jozyrtar në flamur zyrtar. Nuk mund të themi se kush e krijoi flamurin jozyrtar. Por ai u përdor për herë të parë nga John Paul Jones, toger në Ushtrinë Kontinentale. Ai pretendonte se në dhjetor 1775 kishte ngritur në anije një flamur me 13 shirita: shtatë të kuqe dhe gjashtë të bardha dhe në qoshen e sipërme, majtas, kishte flamurin britanik”.

Williams është ekspert i flamujve të vjetër. Ai thotë se çdo flamur i vjetër tregon një histori. 13 shiritat përfaqësojnë solidaretet mes 13 shteteve të para dhe qëndresën e tyre përballë britanikëve.

“Ky është flamuri që përdori Xhorxh Uashingtoni në zyrat e tij në Kejmbrixh të Masaçusetsit. Më pas këtë dizenjo përqafuan edhe kolonitë e tjera në 1776”.

Ky ishte flamuri jozyrtar me rastin e pavarësisë më 4 korrik, 1776. Flamuri i parë zyrtar u krijua më pas nga kongresmeni Francis Hopkins nga Nju Xhërsi.

“Ky u bë flamuri zyrtar më 14 qershor 1777, ose 11 muaj pas shpalljes së pavarësisë”.

Hopkins ishte artist dhe dizenjator. Ai fillimisht e krijoi flamurin për Marinën Amerikane.

“Të dhënat tregojnë se ai krijoi dy flamuj, ndoshta tre. Një për Amerikën, një për marinën dhe një ndoshta për Artilerinë e Këmbësorisë”.

Megjithëse nuk janë gjetur skica për flamurin e parë, ka vizatime të vulave që ka krijuar Hopkins. Në një prej tyre shihet flamuri amerikan me 13 shirita: shtatë të bardha dhe gjashtë të kuqe. Në flamurin e marinës, shiritat e kuq janë në në perimetrin e jashtëm, që ta bëjnë flamurin më të dallueshëm në det. Hopkins shkruante në një letër drejtuar Kongresit:

“Kam krijuar flamurin e Shteteve të Bashkuara, Vulën Kryesore, Vulën e Thesarit dhe dizenjon e dollarit”.

Për punën e tij Hopkins kërkoi të shpërblehej me afro 105 litra verë. Nuk dihet se ç’ndodhi më tej me përfshirjen e Hopkins, por dimë se Betsy Ross, gruaja nga Filadelfia që qëndisi flamurin për Xhorxh Uashingtonin, u shndërrua në një simbol kombëtar.

“Në fakt historia lidhur me Betsy Ross doli nga familja e saj, vite më pas. Por gjatë revolucionit kjo histori nuk qarkullonte publikisht”.

Fillimisht historia e Betsy Rossit u tregua në vitet 1870. Të paktë ishin ata që e vunë dyshim këtë variant të lindjes së flamurit, pasi dihej shumë pak mbi frymëzimin dhe artistët që e krijuan këtë simbol të famshëm amerikan.

@Fluidi

Provo po ashtu

haradinaj , kfori

Haradinaj: Jemi krenar për atë çfarë keni arrit  si KFOR

KFOR ka organizuar ushtrimin “Shpata e Argjendtë”, në bashkëpunim me Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.