Ballina / Shëndet & Fitnes / Për çka shërben vitamina D
detoks digjital

Për çka shërben vitamina D

Vitaminat D përdoret nga trupi për t’i mbajtur të shëndetshëm muskujt, dhëmbët dhe eshtrat.

Trupi e përdor vitaminën për ta rregulluar sasinë e kalciumit apo fosfatit në trup.

Mungesa e vitaminës D mund të shpijë në shumë probleme të eshtrave, madje edhe në osteomalaki.

Sidoqoftë, ju mund t’ia zvogëloni vetes shanset e mungesës së kësaj vitamine thjesht duke konsumuar lëng portokalli që është fortifikuar me vitaminën në fjalë.

Zakonisht, lëngu i portokallit nuk përmban shumë vitaminë D, por ju mund t’i gjeni disa produkte të lëngut të portokallit që kanë sasi më të mëdha të kësaj vitamine.

Sasia e vitaminës D që e përmbajnë varion, por një gotë e vetme mund t’i përmbajë deri në 60% të sasisë ditore që rekomandohet.

Ekspertët thonë se lëngu i portokallit është ndër burimet më të mira të vitaminës D, pas suplementeve dhe peshkut vajor.

@Fluidi

Provo po ashtu

kanabisi marihuana

Të prekurit nga skizofrenia më të prirur për përdorim të marihuanës

Njerëzit më të prekur nga kjo gjendje psikiatrike janë gjithashtu më të prirur ndaj përdorimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.