fbpx
Bedri Hamza, buxheti, polemika, vetëvendosje, konjufca, krasniqi, kosova, zgjedhjet,
Bedri Hamza, Ministër i Financave të Kosovës

Për 5 muaj përfundon procesi i verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka deklaruar se afati prej 5 vjetësh që është paraparë për përmbylljen e procesit të verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, do të bëhet në 5 muaj.

Qëllimi i kërkesës së Ministrit të Financave Bedri Hamza ishte dhe është që viktimat e dhunës seksuale si kategoria më e ndjeshme e shoqërisë tonë në Kosovë, të përfitojnë sa më shpejtë pagesat ashtu siç parashihen edhe me ligj, me qenë se është kategoria e cila deri më tani nuk është trajtuar siç duhet dhe ende nuk kanë përfituar asnjë ndihmë nga shteti.

Andaj, duke e trajtuar me seriozitet të madh si çështje ligjore dhe morale, ministri Bedri Hamza ka kërkuar gjithmonë me qëllim të mirë që ky proces të finalizohet sa më shpejt, mundësisht brenda një afati 5 mujor, me qëllim që kjo kategori ti përfitojë sa më shpejt që është e mundur pagesat ashtu siç edhe parashihet me ligj.

Kërkesa e ministrit Bedri Hamza për shkurtim të afatit të verifikimit, ka ardhur si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe Shoqërisë Civile, që shteti të filloj të zbatojë legjislacionin në mënyrë që sa më shpejtë të përfitojnë pagesat kjo kategori, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.