drejtesia , KGJK
KGJK

Për 24 orë vdesin 2 prokurorë të Kosovës, nga të cilët njëri ishte i infektuar me COVID-19

Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjakovës, Ali Selimaj, ka vdekur para pak kohe në Spitalin e Gjakovës.

Miqtë e tij e kanë përkujtuar kryeprokurorin në rrjete sociale, por nuk tregojnë arsyen e vdekjes.

Selimaj ishte shtrirë në Spitalin e Gjakovës ditën e djeshme. Ai kishte ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë se Selimaj kishte probleme shëndetësore edhe në të kaluarën.

Gjatë ditës ka vdekur edhe Prokurori Esat Ademi nga Gjilani. Lajmin  e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

“I ndjeri ka qenë i infektuar me koronavirus. Ai qenë i shtruar në Spitalin e Gjilanit prej datës 8 korrik. Pastaj është transferuar në Shkup dhe sot në mëngjes ka ndërruar jetë”, tha Maloku përmes telefonit.

Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Rreth një muaj më parë kishte vdekur edhe një prokuror tjetër i Gjilanit.

Ndryshe në Kosovë nga COVID -19 ka vdekur edhe Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ismet Ukshin. Ai kishte ndërruar jetë sivjet  më 18 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.