Ballina / EKOLOGJI / Për 12 orë mbollën 350 milion pemë

Për 12 orë mbollën 350 milion pemë

Etiopia po vuan gjithashtu nga efektet e krizës klimatike, me degradimin e tokës, erozionin e tokës, shpyllëzimin dhe thatësirat e përsëritura dhe përmbytjet e rënduara nga bujqësia. Tetëdhjetë përqind e popullsisë së Etiopisë varet nga bujqësia si mjet jetese

Etiopia ka mbjellë më shumë se 350 milion pemë në 12 orët e fundit. Kjo vlerësohet të jetë një rekord botëror dhe vjen si pjesë e një fushate ripyllëzimi të quajtur “Trashëgimia e gjelbër”. Nisma është marrë nga kryeministri i vendit Abiy Ahmed, shkruan Cnn.

Miliona banorë të Etiopisë në të gjithë vendin ishin të ftuar të merrnin pjesë në këtë sfidë dhe brenda gjashtë orëve të para, Ahmed tha në Twitter se ishin mbjellë rreth 150 milion pemë.

“Ne jemi në gjysmën e qëllimit tonë,” tha ai duke inkurajuar për t’i dhënë një vrull të ri në orët e mbetura.

Pas periudhës 12 orëshe kryeministri njoftoi përsëri në Twitter se Etiopia  jo vetëm që përmbushi “qëllimin e saj kolektiv GreenLegacy”, por e tejkaloi atë.

Në vitin 2017, India vendosi rekordin botëror, kur rreth 1.5 milion vullnetarë mbollën 66 milion në 12 orë.

Synimi i Etiopisë për tërë sezonin është edhe më i madh se ai. Fushata kombëtare për mbjelljen e pemëve synon mbjelljen e 4 miliardë pemëve gjatë “sezonit të shirave”,  ​​midis majit dhe tetorit, përcjellë Scan.

Një studim i kohëve të fundit vlerësoi se rivendosja e pyjeve të humbura në botë mund të largojë dy të tretat e gjithë karbonit të ngrohjes së planetit që është në atmosferë për shkak të aktivitetit njerëzor.

Studimi, i realizuar nga studiuesit në universitetin zviceran ETH Zyrih, llogariti që rivendosja e pyjeve të degraduara në të gjithë botën mund të kapte rreth 205 miliardë ton karbon në total. Emetimet globale të karbonit janë rreth 10 miliardë ton në vit.

Provo po ashtu

Fushata rikthen koketimin me islamin politik

Një studim tashmë i harruar i para tri vitesh ishte alarm i ndezur se në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.