“Pentagoni” i zbrazët kinez

Një qendër gjigante tregtare që shtrihet në 500 mijë metra katrorë gjendet në qytetin më të madh kinez, atë të Shangait, dhe pa frikë mund të cilësohet si ndërtesa më e madhe e zbraztë në botë.

“Penagonal Mall”, që është një kopje e Pentagonit amerikan, ka filluar të quhet si “qendra fantazmë tregtare” për shkak se të gjitha dyqanet kanë filluar të mbyllen.

Pronarët e dyqaneve fajësojnë “arkitekturën konfuze” për largimin e tyre, ndërsa edhe e ardhmja nuk parashikohet shumë e ndritur për shkak se ajo nuk është një qendër tregtare e preferuar.

Mediat raportojnë se edhe qiratë janë shumë të larta në këtë ndërtesë, pavarësisht se kërkesa janë shumë të ulëta, ndërkohë që në afërsi të saj është hapur një tjetër qendër tregatre.

Pavarësisht pikëpyetjeve (ose pikëçuditjeve) për ndërtesën, Pentagoni amerikan përshkruan se ndërtesa është e dizejnuar në atë mënyrë që të gjithë punonjësit të arrijnë në çdo zyre brenda shtatë minutave, por duket se “Pentagoni” kinez nuk ka qenë kaq efikas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.